Së shpejti edhe figura shqiptare në projektin “Shkupi 2014”

 

Përmendoret e Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit së shpejti do të ngritën në Qendrën e Shkupit. Këshilli i Komunës Qendër me 12 vota për dhe 11 të përmbajtur i dha dritë jeshile vendosjes së figurave historike shqiptare në Sheshin e Shkupit. Të përmbajtur kanë votuar këshilltarët e LSDM-së ndërsa pro vendimit votuan këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, PLD-së dhe PRSD-së. Kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq nuk tregoi koston dhe afatin për vendosjes e këtyre përmendoreve që do të jenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

“Në fazën përfundimtare janë përmendoret e Pjetër Bogdanit, Nexhat Agollit dhe Josif Bagerit pasi për ta tani ka raport nga Këshilli kurse dy figurat tjera janë në fillim të procedurave dhe sot vetëm i vendosëm në rend dite gjegjësisht në program d.m.th ngritjen e përmendoreve të Vasill Çakallarovit dhe Hristo Uzunovit. Paraprakisht nuk mund të tregojmë saktë se sa do të kushtojnë përmendoret por mund ti krahasojmë me ato që u vendosën gjatë periudhës që kaloi dhe ndoshta do të kushtojnë nga 70 mijë euro për përmendore, do të shohim kur do të përfundojë e gjithë procedura”, deklaroi Vlladimir Todoroviq, Kryetar i Komunës Qendër.

Kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq tha se me vëmendje po ndjek punimet rreth përmendores ‘Luftëtari në Kalë’ për rregullimin e së cilës është angazhuar një ekip italian. Sipas Todoroviq në Sheshin Maqedonia kanë mbërritur të gjitha pjesët e përmendores por edhe të fontanës dhe gjithashtu kanë arritur edhe 8 luanët e bronzit së bashku me 8 ushtarët e një falange të Aleksandrit të Madh dhe të gjitha këto sipas Todoroviq do të promovohen menjëherë pasi projekti të përfundohet.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni