Real-Mourinho drejt divorcit?

Problemet e lindura së fundmi midis Jose Mourinho-s dhe Real Madrid-it mund të shkaktojnë një divorc midis dy palëve, kur sezoni të përfundojë, përfolën sot mediat italiane dhe spanjolle.

Sipas disa gazetave, portugezi nuk e ka vlerësuar aspak indiferencën e klubit në merkaton e janarit, pas dëmtimit të rëndë të Higuain-it, që ka lënë skuadrën me vetëm një sulmues.

Nëse Mourinho do të largohet, një rikthim i mundshëm tek Inter-i apo kalimi tek Manchester United janë dy mundësitë më të përfolura.

Ndërkohë, Real Madrid-i është duke u përpjekur që të sigurojë një blerje me kosto të ulët. Van Nistelrooy mbetet një objektiv, ndërsa Fernando Llorente ka refuzuar ofertën. Hugo Almeida i Werder Bremen po ndiqet gjithashtu.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni