Kryetari i Komunës së Preshevës ing.Ragmi Mustafa, thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdo herë në çdo momentë kanë mbështetur Kosovën, kurse tani nga qeveria e Kosovës nuk meritohet ky trajtim që është duke e bërë, njofton TvP

Preshevë, 26 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

Marrëveshja e lëvizjes së lirë e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka filluar së zbatuari që nga sot. Për një hyrje prej sot në Kosovë, qytetarët duhet të paguajnë poicën kufitare, në vlerë prej 60 euro për automjetet, e cila është valide për 15 ditë. Për këtë gjë ata që do të pësojnë më tepër do të jenë pikërishtë shqiptarët e Luginës së Preshevës, nga të cilët ka ardhur edhe reagimi i tyre. Kryetari i Komunës së Preshevës ing,Ragmi Mustafa, thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdo herë në çdo momentë kanë mbështetur Kosovën, kurse tani nga qeveria e Kosovës nuk meritohet ky trajtim që është duke e bërë.

Mustafa, gjithashtu thotë se edhe Republika e Shqipërisë deri vitin e kaluar ka pasur regjim të vizave për qytetarët e Serbisë, mirpo qeveria shqiptare ka bërë përjashtimë për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, ku në asnjë rast nuk ka kërkuar viza për shtetasit shqiptarë të Serbisë, por vetëm për serbët. Edhe në pikën kufitare me Kosovën në Muçibab, edhe pse pagesa për automjetet është shumë e lartë, ata janë të detyruar që ta bëjnë pagesën, pasi që patjetër është të udhëtohet për në Kosovë, raporton TvP,

Qytetarët thonë se asnjëherë nuk e kanë pritur se qeveria kosovare do ti shpërblejë qytetarët e Luginës së Preshevës në këtë mënyrë. Mirpo, Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, sot ka pasur biseda me shumë deputet të parlamentit të Kosovës, dhe me përfaqësues të qeverisë së Kosovës, nga të cilët është kërkaur që të hiqet e tërë pagesa për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kurse kjo ka mbetur që të rishikohet. Qytetarët që me automjetet e tyre hyn në Kosovë, nëpërmjet pikës kufitare në Muçibabë, pagesën e policave kufitare mund ta bëjnë në kufi, ndërsa nuk vlenë e njëjta gjë edhe për qytetarët e Kosovës që hynë në Serbi. Gjithë qytetarët qofshin serb apo shqiptarë të Kosovës, me dokumente të institucioneve të përkohshme të Kosovës apo të Republikës së Kosovës, duhet që hyrje daljet për në Sërbi ti kryejnë nëpërmjet pikëkalimit kufitar në Konçul, pasi që nëpërmjet Depcës nuk do të mund të lejohen të hyjnë në Sërbi.

SHPËRNDAJE