PUSHTETI NË BUJANOC: MBRAPSHT E MBAR – PATATE E NXEHTË…

Deklaratat e kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq të dhëna ditë më parë në Jug të Serbisë më saktësisht në Vranjë,kanë  shkaktuar reagime nga më të ndryshmet te spektri politik shqiptarë në Luginë të Preshevës. Cështë e vërteta,Daciq në Vranjë deklaroi se  “partia e Riza  Halimit (PVD) mund të vijë në pushtet në Bujanoc, sepse kjo do të ndikojë në stabilitetin politik në Serbinë jugore, në Bujanoc ”.

 

 

ETHET E PUSHTETIT DHE RTHET PËR PUSHTET

 

Shkruan: Avni Jusufi

 

 

Gjatë një debati të zhvilluar në mediat elektronike në Luginë të Preshevës,kjo ide e kryeministrit serb po komentohet në mënyra dhe forma të ndryshme ,varësisht përkatësive partiake. Deri sa partia e vetme shqiptare , Partia Demokratike e Nagip Arifit këtë ide e konsideron si pamundshme,përfaqësuesit tjerë të partive politike shqiptare ,sidomos ato që veprojnë në Bujanoc i gëzohen kësaj ideje me të vetmen shpresë se Daçiq mund t’i kthej ata në pushtet,pavarësisht se kjo nismë vjen nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste Serbe që është tejet e njohur për ngjarjet e krijuara në këtë dekadë të fundit. Kjo liderëve politik shqiptarë nw Buajnoc nuk i pengon aspak dhe mezi presin një lëvizje të këtillë të ndërrimit të forcave politike që kishin mundur ta formonin një tjetër koalicion qeverisës në komunën e Bujanocit. Në një pyetje të bërë nga unë Avni jusufi,liderëve të opozitës Shaip Kamberit,se a do të pranoni që të ktheheni në pushtet me ndihmën e Daçiqit,ajo është përgjigjur se pozitivisht,madje duke shtuar se koalicioni i tanishëm qeverisës në Bujanoc ka në përbërjen e vet edhe këshilltarë të PSS të Ivica Daçiqit. Ndërkaq,lidhur me këto manovrimeve që po qarkullojnë në opinion,kryetari aktual i Bujanit Nagip Arifi,nuk e ka ndërmend të “trembet” meqë ka të garantuar shumicën në parlamentin lokal dhe se ka marrë garancion me partnerët e koalicionit të partive serbe se në këtë drejtim nuk do të ketë luhatje dhe se koalicioni i gjertanishëm do të vazhdojë punën si më parë. Përkitazi me këtë,kryetari i komunës së Bujanocit,për mediat ka deklaruar se “Manovrimet dhe përpjekjet e Dacicit dhe Halimit për prishjen e koalicionit në Bujanoc do të jenë të pasuksesshme. Prishja e këtij koalicioni, jo që do të stabilizonte, por do te destabilizonte edhe më situatën dhe do të përçante edhe më shumë shqiptarët në Bujanoc dhe Luginë të Preshevës.Ketë e dinë shumë mirë Daciç dhe Halimi…Prandaj, vazhdon Arifi,koalicionin në komunën tonë mund ta prish vetëm populli, sepse koalicioni është fryt i rezultateve i dala nga vullneti i votuesve.

 

Përfaqësuesit e opozitës shqiptare në Bujanoc,Partisë për Veprim Demokratik,Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar,vazhdimisht pa zgjedhur mjete sulmojnë koalicionin e komunës së Buajnocit duke e konsideruar atë si të paaftë në menaxhimin me pushtetin lokal në këtë mjedis multietnik. Në një pyetje ,timen,se pse nuk e keni bërë koalicion e ofruar nga PD e Arifit, opozita është përgjigjur se ofertat e Arifit për koalicion nuk kanë qenë serioze,sepse sipas tyre nuk janë ftuar së bashku tri partitë politike,por ato janë ftuar veç e veç,ku shih për këtë,ka qenë arsyeja për mos përgjigjes së kësaj ftese për takim. Ndërkaq,në anën tjetër,pyetjes sonë se pse ju keni provuar ta bëni koalicion me partitë serbe një ditë më parë,çka ka rezultuar në mbajtjen e një mbledhje të dështuar për themelimin e pushtetit lokal në Bujanoc,ata fajësuan këshilltarët serbë në mos bashkëngjitjen e mëtutjeshme për qeverisjen me pushtetin lokal në Bujancoc. Theksojmë se ,po qe se vie deri tek tërheqja e këshilltarëve serbë nga koalicioni i tanishëm qeveritar në Bujanoc,atëherë do të provohet në sigurimin e numrave të tjerë për formimin e koalicionit të ri qeverisës në komunën e Buajncit që do të ettë shumë e vështirë,sepse fillimisht kuvendi duhet ta shkarkon kryetarin nga posti dhe organet tjera dhe më pas të zgjedh kryetarin e ri. Sido që të jetë,mbetet të shihet se a do të provohet të ketë turbullira në kuvendin komunal të Bujanocit dhe si do të vijojnë ngjarjet në këtë drejtim dhe kujt do ti shkojë për shtati këto lëvizje.avni Jusufi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni