Policia shqiptare në Tiranë pengon transferin e 300 kg drogë në Zvicër

Polici a e Tiranës ka pasur dje një sukses në luftën kundër tarfikut të drogës duke demoluar një rrjet trafikantësh ndërkombëtar. Polcia shqiptare pasi ka zbuluar rrejtin e trafikut të drogës së prodhuar në Shqipëri e cila kishte  stacionin e fundit në  Zvicër, ka mësuar agjencia informative “Persheva jonë” .

 

Tiranë, 22 mars

 

Gjatë këtij operacioni  që solli polcia shqiptare ka arritur të  sekuestrimin mbi 300 kg kanabis duke arrestuar edhe gjashtë persona. Në pranga ka përfunduar kreu i grupit kriminal, bashkë me dy vëllezërit që bënin transportin dhe tre mbajtësit dhe gardianët e lëndës narkotike. Megjithatë, policisë i ka shpëtuar personi i shtatë, i cili dyshohet se realizonte kalimin e lëndës narkotike nga Kosova drejt Zvicrës.

 

Antidroga e kryeqytetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe shërbimet e Policisë së Kukësit, në orët e vona të natës, në kuadër të operacionit të koduar “Trafik”, bënë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 320 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis. Falë organizimit dhe zhvillimit të këtij operacioni, u arrit të kapen dhe arrestohen në flagrancë 6 persona. Sipas të dhënave zyrtare, në pranga përfunduan Shkëlqim Qazim Leka, 34 vjeç, Kujtim Qazim Leka, 35 vjeç, Agron Laver Hyseni, 43 vjeç, Gerti Gëzim Goxhaj, 29 vjeç, Altin Osman Imami, 24 vjeç dhe Erjon Astrit Hoxha, 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Në lidhje me detajet, grupi hetimor shpjegoi se lënda narkotike u gjet nga oficerët e antidrogës në mjetin “Kamion Volvo”, me targë TR 1784 P, që drejtohej nga Shkëlqim Leka. Droga ishte fshehur në tapiceri të dyfishtë në gjithë hapësirën e tavanit, ku brenda kësaj hapësire janë gjetur 198 pako me lëndë narkotike. Në vijim të operacionit, nga kontrolli i banesës së shtetasit Gerti Goxhaj u gjet dhe sekuestrua një pistoletë e markës “Glock”, e prodhimit austriak, me 17 fishekë të vendosur në krehër.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni