Plagoset me armë zjarri 23 vjeçarja

Elbasan, 21 tetor 2011 – Një vajzë 23 vjeçare ka ngelur e plagosur me armë zjarri pak pas orës 20 të së premtes në lagjen “Rinia” në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, thuhet se e dëmtuara mban inicialet G. S. dhe se punonte si kameriere në një lokal në këtë qytet.

Si raporton Noa, policia njoftoi se vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagës së marrë në qafë, ndërsa është identifikuar autori i kësaj plagosje i cili është larguar menjëherë pas të shtënave.

Nga ana e uniformave blu po punohet intensivisht për kapjen e autorit të kësaj ngjarje.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni