PDSH mbrëmë ka shpalosur programin e saj në Tërnavë

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë ka shpalosur programin e saj në Tërnavë, ku dhe ka prezantuar kandidatin e saj potencial për këshilltarë profesorin Xhelal Arifi. Simpatizantët e Trnavës i kishin përgatitur një pritje madhështore kreut të PDSH-ës Ragmi Mustafa, njofton TVP.

 

Preshevë, 18 prill

E kryetari i nëndegës Rabit Rexhepi të gjithë të pranishmit i ka përshëndetur në emër të sloganit ” TË BASHKUAR DREJT FITORES “.Kandidati nga nëndega e Tërnavës Xhelal Arifi fillimisht ka prezantuar projektet e realizuara duke premtuar se në të ardhmen do të realizohen projektet si asfaltimi i rrugës kryesore , përfundimi i kanalizimit , ndërtimi i një salle sportive , rregullimi i shtratit të lumit dhe një sërë projektesh të tjera në tërë Tërnavën. Ndërkaq krye i PDSH ka mbetur i mahnitur nga skena në formë shqiponje të cilën ia kishin përgatitur simpatizantët e zjarrtë të Tërnavës. E kreu Ragmi Mustafa u ka thënë të gjithëve se PDSH është perspektivë e Luginës drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Duke folur për projektet e realizuara ai ka thënë së PDSH ka investuar dhe do të investojë në të gjitha lagjet pa dallim partie , duke asfaltuar çdo rrugë dhe lagje në komunë. Ai nga Tërnava ka ftuar edhe ata që mendojnë ndryshe që ti bashkohen PDSH për të vazhduar projektet drejt një Komunë Evropiane ,por gjithmonë duke ruajtur me fanatizëm identitetin kombëtar. Tubimi në Tërnavë është mbyllur me bindjen se PDSH-ë më 6 maj do të triumfoj me një rezultat të bindshëm.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni