Paulo Dybala ka mbërritur në mëngjesin e sotëm në Barcelonë.

 

Ai ka udhëtuar drejt Barcelonës me shokun e skuadrës, Dani Alves.

 

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se udhëtimi i tyre s’ka të bëjë asgjë me klubin e Barcelonës.

 

Trajneri Massimiliano Allegri iu ka dhënë disa ditë pushim, pas fitores të dielën ndaj Crotones.

 

Dyshja ka udhëtuar drejt Katalunisë për t’u relaksuar disa ditë para ndeshjes së fundit në Serie A në fundjavë.

 

SHPËRNDAJE