Pas The Guardian, edhe BBC: Thaçi kryemafioz




 

Pas publikimit fillestar në gazetën The Guardian, edhe BBC shkruan se ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi rëndojnë “akuza serioze”  në raportin e Këshillit të Europës, raport ky që pritet të botohet ditën e enjte.

Prishtine, 14 dhjetor (AIK Presheva jone&TCH)

 

BBC, në edicionin online të saj shkruan se është vënë në zotërim të një kopje të raportit të përbërë nga 27 faqe. Aty, sipas BBC, përmendet emri i kryeministrit aktual të Kosovës dhe ish-liderit politik të UÇK-së, për trafik organesh njerëzore, trafik droge dhe trafik armësh që kryhej nëpërmjet kalimit të të burgosurve të UÇK-së, si serbë ashtu edhe shqiptarë, për në kufirin me Shqipërinë. I njëjti burim shkruan se në raport paraqiten prova edhe për lidhje me krimin e organizuar edhe në ditët e sotme.

Raporti, sipas BBC, është produkt i punës 2 vjeçare hetuese të Raportuesit Special të Këshillit të Europës, Dick Marty dhe do të paraqitet para Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Europës në Strasburg ditën e enjte.

Qeveria e Kosovës përgënjeshtroi lajmin e shpërndarë nëpërmjet The Guardian, duke e cilësuar atë si një gënjeshtër ndaj së cilës do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme politike e juridike.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni