Pacolli: Marrëveshjet duhet të respektohen

Behgjet Pacolli, i cili në vitin 2011 shijoi karrigen presidenciale për 35 ditë duket se nuk i ka pëlqyer vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që thotë se mandati i Presidentes Atifete Jahjaga është 5 vjeçar.

Njeriu i cili pranoi të mos kandidohej për herë të dytë për president pasi ishte pikërisht Gjykata Kushtetuese që kishte deklaruar se ishte shkelur Kushtetuta nga Kuvendi gjatë zgjedhjes së tij president, nuk ka dashur të flasë se kush bëri gabim.

Ai ka folur ekskluzivisht për portalin Dukagjini menjëherë pas këtij vendimi të së premtes të Kushtetueses se marrëveshjet duhet të respektohen.

“Nuk mund ta them se kush ka bërë gabim. Unë dua të them se marrëveshjet duhet të respektohen”, ka thënë Pacolli, lideri i Aleancës Kosova e Re, që në prill të 2011 bashkë me Hashim Thaçin (PDK) dhe Isa Mustafën (LDK) u pajtuan që të gjenin zgjidhje për krizën presidenciale.

Sipas marrëveshjes së atëhershme zgjedhjet presidenciale do të duhet të mbahen në muajt e fundit të këtij viti.

Sipas Pacollit “për këtë punë nuk është dashur fare të pyetet Gjykata Kushtetuese”. # Nga Express


2 Komente

  1. MiLiii93, September 11, 2012:

    3 jan nga kosova kurse 2 jan nga maqedonia

  2. You Hey, September 11, 2012:

    Boll keq thu se i kena armiq zviceranet
    ata i kane mund gjermanin e po doni mu mat me ta

Komentoni