Një doktor i Matematikës nga Presheva në konferencën ndërkombëtare në Prishtinë

„Konferenca në fjalë e nje karakteri global ne aspektin e lemive dhe aplikimeve te matematikes, ia arriti qëllimit të saj..që besoj se kjo traditë dhe shembull e organizimit të kësaj konference me mjaftë rëndësi në Kosovë të vazhdojë me traditën e saj dhe si shembull për vendet tjera..“  ka pohuar profesori nga Presheva dr.Bujar Fejzullahu për agjencinë „Presheva Jonë“

 

 

Prishtinë, 16 shtator

 

Javën që e lam pas në kryeqendrën e Republikës së Kosovës është mbajtur Konferenca  aplikimeve shkencore të Matematikës“ (“1st International Eurasian Conference on Mathematical Sciences and Applications”). Ky kongres i parë i këtij lloji që u mbajt në Universitetin e Prishtines (UP) tuboi mbi 300 profesorë shkancash,  ekspertë e matmaticintë nga vende të ndryshem botërore. Në këtë kongres botëror mori pjesë edhe prof.dr.Bujar Fejzullahu nga Presheva (Rahovica) i cili njëherit ishte edhe bashkëorganizator i samitit në fjalë.

 

Dr. Fejzullahu rreth kongresit në fjalë i ka dekalruar agjancisë i nformative „Presheva jonë“ se „kongresi i matematicentëve në Prishtinë që tuboi shumë shkanctarë e matameticinetë nga mbarë bota ka pasur nje karakter nderkombetar. Rendesia me e madhe e kesaj konference ka qene se eshte mbajtur dhe ka qene bashkeorganizator  UP. Niveli i punimeve te prezantuara ne kete konfernce ka qene modest të një natyre globale (gje qe nuk eshte karakteristike e shumicave te konferencave nderkombetare te matematikes).

 

PROF.DR.BUJAR FEJZULLAHU: KONFERENCA BOTËRORE NË PRISHTINË JA ARRITI QËLLIMIT TË SAJ

Gjithashtu vlen te theksohet se ne kete konference kan marre pjese rreth 308 pjesëmarres, shumica prej tyre kane qene nga Kosova, Turqia, Shqiperia, Uzbekistani,  Azerbejxhan si dhe dy sheknctarë nga Spanja, kolege te profesorit nga Presheva. Porf.dr. Bujar Fejzullahu në këtë konference botërore është prezantuar me punimin: “Asymptotics of  modified Jacobi polynomials in a neighborhood of  endpoints of the interval of orthogonality” i cili është bazuar ne punimin shkencor: “Mehler-Heine  formulas for  orthogonal polynomials with respect to the modified Jacobi weight”  i cili është pranuar për publikim në revisten prestigjioze  “Proceedings of the American Mathematical Society ”

 

„Konferenca në fjalë e nje karakteri global ne aspektin e lemive dhe aplikimeve te matematikes, ia arriti qëllimit të saj..që besoj se kjo traditë dhe shembull e organizimit të kësaj konference me mjaftë rëndësi në Kosovë të vazhdojë me traditën e saj dhe si shembull për vendet tjera..“ ka pohuar në fund profesori nga Presheva dr.Bujar Fejzullahu për agjencinë „Presheva Jonë“


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni