Në përleshjet ndërfisnore në Libi, 30 të vdekur

Tripoli – Përleshjet midis grupimeve rivale të milicisë në qytetin libian të Sabhës shkaktuan më shumë se 30 viktima gjatë së martës, lajmëruan burime zyrtare.

Luftimet midis ish-rebelëve dhe një grupi të fuqishëm fisnor duket se nisën që të dielën, pasi një pjestar i fisit mbeti i vrarë në një aksident rrugor.

Qeveria e Tripolit ka dërguar trupat ushtarake të saj në qytet, në përpjekje për të rivendosur qetësinë, transmeton TCH.

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, që vepron si një qeveri e përkohshme në vendin e drejtuar për katër dekada deri në tetor 2011 nga koloneli Gaddafi, nuk po arrin të vendosë një autoritet të plotë mbi të gjithë shtrirjen e vendit afrikanoverior.

Ahmed al-Hamrouini, një ish komandant i rebelëvë në qytetit, tha për “Reuters” se të shtëna mitrolozësh dhe mortajash ishin dëgjuar në rrugët kryesoe të qytetit, ndërsa një shtëngullgë tymi i zi është parë duke u ngritur nga aeroporti i Sabhës.

Nga ana e tij, mjeku vendas Ibrahim Misbah u shpreh në të njëjtën agjensi ndërkombëtare se që prej të hënës, stafi i spitalit është duke punuar pa pushim, ndërsa në çdo orë mbërrijnë të plagosur dhe të vdekur për ndihmën e parë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni