Ragmi Mustafa: Fëmijët tanë në Luginë ta përdorin Abetaren mbarëkombëtare !

Deri sa drejtorët hamenden se cilën abetare duhet përdoret në shkollat e komunës,që ua janë ofruar Abetarja e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të tria komunave dhe Abetarja mbarëshqiptare, ka reaguar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me akuza ndaj këtij këshilli duke e vlerësuar këtë këshill si transmetues të gënjeshtrave, njofton agjencia informative “Presheva jonë” .

 

Preshevë,6 shtator

Në shkollat shqipe të komunës së Preshevës ende nuk është marrë një vendim  i prerë lidhur me përdorimin e teksteve shkollore në shkollat e kësaj komune , e sidomos për përdorimin e Abetares të shumëpërfolur që është elementi kyç i zhvillimit të mbarë të procesit edukativo arsimor. Deri sa drejtorët hamenden se cilën abetare duhet përdoret në shkollat e komunës,që ua janë ofruar Abetarja e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të tria komunave dhe Abetarja mbarëshqiptare, ka reaguar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me akuza ndaj këtij këshilli duke e vlerësuar këtë këshill si transmetues të gënjeshtrave.

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa për mjetet e informimit, ka deklaruar se nxënësit e klasës së parë në Komunën e Preshevës do të përdorin abetaren mbarëkombëtare i cili tashmë përdoret në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, duke akuzuar Ministrinë e Arsimit të Serbisë dhe Këshillin Nacional të Shqiptarëve se nuk kanë siguruar kurrfarë abetare për fëmijët shqiptarë.

 

“Ne i kemi sjellë këto abetare në Preshevë dhe Bujanoc” ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se “shkollat kanë të drejtë të zgjedhin tekstet mësimore kur bëhet fjalë për tekstet tjera.

Të drejtë për zgjedhje ka secili arsimtar apo mësues pasi tregu i teksteve mësimore është i hapur në regjion” ka thënë Mustafa, duke shtuar se komuna nuk ka marrë kurrfarë vendimi se cilat tekste mësimore të përdoren nëpër shkolla.

Njeriu i parë i komunës ka thënë se Ministria e Arsimit të Serbisë deri tani nuk ka lejuar asnjë tekst mësimor në gjuhën shqipe.

Mustafa, sipas mjeteve serbe të informimit,ka akuzuar Këshillin Nacional dhe deklaratat e Galip Beqirit,i cili pati theksuar se janë siguruar shumica e teksteve shkollore nga klase e pare deri te e katërta dhe gjysma e e tyre për klasat e ciklit klasor,dhe ka thënë se bankat shkollore të nxënësve janë të zbrazëta me libra dhe ka akuzuar Këshillin Nacional të Shqiptarëve duke e vlerësuar atë transferues të gënjeshtrave të Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Theksojmë,përkitazi me këtë se Ragmi Mustafa ishte kundër kyçjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këtë Këshill Nacional.a.i.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni