Maskat vrasin shqiptarin në afërsi të Shkupit

Agim Tanallari, 31-vjeçari nga Rashça, ka ndërruar jetë mbrëmë para mesnate, pas plagëve të rënda që mori nga sulmi i armatosur nga një grup personash të maskuar në rrugën Rashçe-Radushë të Shkupit

 

Shkup – 31-vjeçari Tanallari, i shoqëruar nga babai i tij, derisa po udhëtonin me makinën e tyre drejt shtëpisë, u sulmuan dje nga gjashtë persona të armatosur me maska, me ç`rast plumbat i shkaktuan plagë të rënda dhe menjëherë ishte dërguar në Klinikën e Shkupit, raporton “Ina”.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa MPB bëri të ditur se është vënë në kërkim të autorëve të këtij sulmi, pasi si pistë e parë e dyshimit është grabitja.

Agim Tanallari ishte pronari i këmbimores “Vrella” në Shkup.

Policia theksoi se dy makinat e vrasësve u gjetën në bazenin artificial të peshqve në Radushë, derisa vrasësit kanë ikur në drejtim të panjohur. Lajmonline


1 Komente

  1. DJALI, March 14, 2012:

    O vllezer Maqedoni po don luft
    a jeni qorra abudall
    taa per qdo dit kani shqiptar pe vrejn

Komentoni