Marrin vlerësim pozitiv rrethë shengenit

 

Kërkesat azilkërkuese të Shqipërisë nuk janë shqetësuese. Shqiptarët po zbatojnë më së miri këshillat e dhëna nga zyrtarët e shengenit. Kjo është deklarata e përcjellë në takimin me mediet ditën e enjte nga Katy Velzelen, zyrtarja e lartë e migracionit në Ministrinë e Brendshme të Belgjikës. Gjithashtu ajo bëri një riprezantim të kritereve për të vizituar vendet e shengenit, si dhe specifikat e veçanta në territorin belg.

“Heqja e vizave për Serbinë dhe Maqedoninë në fund të vitit 2009, siç e dini shkaktoi një fluks azilkërkuesish. Dëshiroj të theksoj se në sajë të masave të marra nga autoritetet shqiptare, ky fenomen nuk është parë sa i përket shqiptarëve. Kjo konferencë ka si qëllim të mbështesë veprimtarinë e masave të autoriteteve shqiptare”, tha më tej Velzelen.

Gjithashtu në fjalën e saj ajo bëri të ditur se numri i mospranimit të kërkesave të shqiptarëve për të vizituar Belgjikën është i vogël, por ky refuzim nga ana e autoriteteve belge ka patur një rritje më të madhe muajin e fundit.

Më herët, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bujar Nishani, në takimin që pati me zonjën Velzelen, vuri theksin te përdorimi me eficencë i burimeve njerëzore si dhe kapaciteteve teknike që disponon Shqipëria për përmbushjen e kontrollit të kufijve dhe respektimin e kritereve të shengenit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni