Leka Zogu i Dytë nis rrugëtimin për monarki

Leka Zogu i Dytë, djali i të birit të Ahmet Zogut, në ceremoninë mortore të babait të tij të ndjerë, u betua publikisht para arkivolit se ai do të ndiqte rrugën mbretërore të babait dhe gjyshit të tij.

Kjo deklaratë u cilësua si vetëshpallje dhe betim solemn i Leka Zogut të Dytë si Mbret i Shqiptarëve.

Por deklarata e sotme e Leka Zogut të Dytë, shihet nga analistët si një epokë e re e rrugëtimit të bërë nga familja Zogu për të shndërruar Shqipërinë në monarki.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni