LB, si Qosja e jep’ Veriun për Luginën e Preshevës

Pas një takimi që kanë zhvilluar të martën, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka thënë se është arritur një përfundim që në bisedimet e ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, në asnjë mënyrë, çështja e Kosovës Lindore të mos mbetet e pa trajtuar.

Lëvizja për Bashkim është për ndryshimin e kufijve, duke i dhënë tri komunat e pjesës veriore të Kosovës dhe duke marrë tri komunat e Kosovës Lindore. Këtë ide ata e kanë përkrahur, duke thënë se kjo kërkesë është e popullsisë shqiptare të cilët jetojnë në tri komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Ndërkohë, drejtuesit e Shoqatës “Vatra” vazhdojnë me kërkesën e tyre që në rast se bisedon Kosova me Serbinë të futet në agjendë edhe Kosova Lindore, në mënyrë që t’i bashkohet trojeve shqiptare.

 

Sipas tij, padrejtësisht kjo çështje është heshtur edhe nga institucionet tona, edhe nga institucionet ndërkombëtare, e edhe nga Serbia.

Klinaku ka thënë se çështja e tri komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan është e pashmangshme me tri komunat në jug të Serbisë në Kosovën Lindore, prandaj edhe zgjidhjet duhet të gjenden në këtë situatë.

“Mendoj që kërkesa e popullsisë shqiptare Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë është e ligjshme, është e drejtë dhe duhet mbështetur. Mirëpo, gjithmonë duhet të ketë parasysh mjetet me të cilat kryhet ajo dhe rrethanat në cilat kryhet. Në rrethanat të cilat jemi është shumë e vërtetë se bashkësia ndërkombëtare dhe faktorët relevantë këtu nuk e pranojnë mbështesin një kërkesë të tillë. Mirëpo, nëse ne flasim për një zgjidhje të veriut dhe ajo zgjidhje të bëhet domosdo në kuadër të Kosovës një zgjidhje reciprociteti mund të bëhet edhe për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, e cila do të relaksonte raportet Kosovë-Serbi dhe e cila në mënyrë paqësore të lëvizin ata kufij pa një efekt tjetër anësor. Pra, të përdoren rrugët ndërmjetme të cilat qojnë deri të lëvizja paqësore e kufijve”, ka theksuar Klinaku, siç transmeton Kosovapress.

Kreu i kësaj lëvizjeje thotë se shkëmbimi i territoreve si parim për Lëvizjen për Bashkim është krejt i papranueshëm. Sipas tij, shkëmbimi i territoreve është ai i cili bazohet në tokë, pasuri, pozitë gjeografike ose gjeostrategjike.

“Botëkuptimi i ynë bazohet në njerëz dhe në vullnet të tyre, prandaj nuk mund të flasësh për shkëmbim të territoreve. Flitet për drejtë të njerëzve për të vendosur vetë, do të thotë për vullnet të tyre. Është rastësi që po ndodh, janë tri komuna në veri dhe tri komuna këndej, kjo është vetëm rastësi, këtu s’ka shkëmbim të territoreve, ka vullnet të njerëzve. Edhe pse insistojmë që të vendosen në të njëjtën kohë të mos përdoren standardet e dyfishta”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Sejdullah Kadriu kryetar i Shoqatës “Vatra”, nuk ka dashur të komentojë shumë rreth shkëmbimit të territoreve, duke e vlerësuar se kjo nuk është në dorën e tyre që të vendosin.

Por, ai ka kërkuar që në bisedimet që përfliten mes Kosovës dhe Serbisë të futet në agjendë edhe çështja e Kosovës Lindore.

“Ne kërkojmë, siç kemi kërkuar edhe më herët, që në agjendën gjegjësisht në bisedimet eventuale që do të jenë me Serbinë. Nëse bisedohet me Serbinë për këto troje, ne kërkojmë që të futet në agjendë medoemos edhe Kosova Lindore, se ajo pjesë i ka takuar gjithmonë Kosovës, gjithmonë ka qenë në sovranitetin në Kosovë”, ka deklaruar Kadriu.

Kadriu ka thënë se ajo pjesë ka qenë pjesë e Kosovës dhe tash vetëm mund të legjitimohen kufijtë. Sipas tij, edhe për Kosovën kanë qenë do qëndrime se nuk do të ketë pavarësi, por kur populli dëshiron dhe është e drejt e tij të vendos.

Për më tepër, ai ka thënë se nuk do të lihet pa u lëkundur që edhe ajo pjesë të i bashkohet Kosovës. Gjithashtu, ai nuk ka përjashtuar edhe mbajtjen e protestave.

 


1 Komente

  1. veriu, September 26, 2012:

    o qen u kan qosiqi e qen tekoka qyky klinaku po ti te koke bre burr i udb-se se serbis se qdo shtet lufton per troje e jo per qa po thu ti po ti te koke njeri i sherbimit sekret serb jemi msu me kta lloj njerz si ti spiun kosova lindore eshte per plot me shqiptar dhe do te jet gjithmon mirpo do te ju vie dita e bashkimit te trojeve shqiptare e jo e shkatrrimit sipas teje ti deshiron te ju fal pasuri te madhe nentoksore per te cilen serbet jan me kembngulje ta marrin ate e ti deshiron te ja fal apo jo qen spin i poshter po te isha ne sherbimin sekret te kosoves te kisha vra ne emer te popullit se kreu i kesaj partie eshte qosja

Komentoni