Kryeministri Berisha i ndodhur sot në Korcë për inagurimin e dy segmenteve rrugore, Lapidari–Koritë dhe Koritë– Liqenas, nuk ka kursyer akuzat për opozitën. Kreu i qeverisë është shprehur i gatshëm të ulet në një tryezë me Ramën për 10 pikat e propozuara nga ai, por nëse ato pranohen më parë nga OSBE-ODIHR.

“Jam dakort me reformat por bëj amendamente dhe dërgoja ODIHR, nëse pranohen atëherë ulemi për konsensus”, u shpreh Berisha ndërsa akuzoi Ramën se nuk do reforma në vend.

Berisha deklaroi më tej se opozita po luan Don Kishotin, duke penguar integrimin e vendit.
“Bllokimi i ligjeve që duan 3/5 e votave në parlament dëmton integrimin e vendit. Këto praktika bllokuese nuk na nderojnë”, vijoi Berisha.

SHPËRNDAJE