Këmba e xherdant e Xherdan Shaqiri pushton faqet e para të shtypit zviceran dhe quhet "hero" i Zvicrës

Futbollisti shqiptarë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka qenë “hero” i fitores së Zvicrës. Tri golat e Shaqirit i dhuruan helvetikëve fitore me rezultat 3:1 në ballafaqim me Bullgarinë, në takimin e xhiros së shtatë të grupit G tw eliminatorwve tw EURO 2012. Dhe kjo ka bërë që këmba e xherdant e Xherdan Shaqiri pushton faqet e para të shtypit zviceran dhe quhet “hero” i Zvicrës

 

Gjenevë, 6 shtator/ AIK-Presheva Jonë

Katër shqiptarë luajtën titullarë me Zvicrës: Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi dhe secili më i mirë se tjetri. Ivanov në minutën e 9-të ka shënuar (0:1) për bullgarët, por në minutën e fundit të pjesës së parë Shaqiri sikur vetëtimë ka barazuar rezultatin në 1:1. Dyshja shqiptare për mrekulli ka vepruar Mehmedi – Shaqiri, ky i fundi ka realizura golin për 2:1 pikërisht në minutën e 62-të. Në minutën e 90-të, Shaqiri sërish në skenë, duke bërë shoun e vërtetë.


Shaqiri shënon për 3:1 dhe kësisoj i ka sjellë tri pikë helvetikëve në këtë sfidë mjaft të vështirë. Mehmedi është zëvendësuar në minutën e 83-të, ndërsa Xhaka në minutën e 88-të e Shaqiri 92-të. Shqiptarët ishin protagonistë të kësaj fitore të madhe sidomos Shaqiri që ka shkatërruar me lojë e me gola bullgarët. Kombëtarja e Bullgarisë gjatë do të mbajë në mend Shaqirin e vogël, por me zemër e me lojë të madhe. Pikërisht përzgjedhësi i Bullgarisë, Lotar Mateus, që pa një shqiptar të shkëlqyeshëm, i cili ia bëri edhe natën ferr. Zvicra renditet e treta në grup me 8 pikë, tri më pak se i dyti Mali i Zi, por me gjasa që të luftojnë për vend të dytë që shpie në barazh për të siguruar një vend në EURO 2012.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni