Bujanoc, 17 dhjetor (AIK Presheva Jonë)

Nën drejtimin  e prefektit të komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi  zhvillohet seanca e 16-të e Këshillit Komunal të Komunës

Shkruan: Valon BEGZADI

 

Në seancën e zhvilluar sot (16 12 2010) në ambientet e Asamblesë Komunale, ne Bujanoc, janë shqyrtuar dhe aprovuar gjashtë pika të rendit të ditës, aq dhe sa ishin paraparë në procesverbal. Në këto pika të rendit të ditës bëhej fjalë për, si pikë e parë për propozim vendimi për rebalancin e buxhetit për vitin 2010 dhe propozim vendimi për buxhetin e komunës për vitin 2011. Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, gjatë shqyrtimit të dy pikave si më të rëndësishme në këtë seancë, si ai i rebalancit të buxhetit për buxhetin e komunës për vitin 2010, ai tha para mediave lokale, se në sugjerime me kryeshefat arritëm në konkluzione ku dhe sot u miratuan nga shumica e këshilltarëve.

 

Kamberi: “Kryesisht shkaku i vendimit për rebalancit e buxhetit të vitit 2010 ndërron në paktin se nuk janë realizuar të gjitha të hyrat e planifikuara me vendimin e buxhetit për vitin 2010. Prandaj sot Këshilli Komunal ka përcaktuar propozimin ndërsa atë duhet ta votoj Kuvendi Komunal në seancën e të martës, në mënyrë që përfundimisht me përfundimin e këtij viti të arrimë pra, të gjitha obligimet e tona të i përmbushim ndaj shfrytëzuesve direk dhe indirekt të mjeteve buxhetore”.

Ndërkaq sipas prefektit Kamberi buxheti i planifikuar për vitin 2010 ka qenë 630 milion dinarë, ndërsa propozimi për rebalanc është në 591 milion dinarë, që do të thotë se 39 milion zvogëlimet të cilat janë zvogëlime që vinë për shkak të efekteve të krizës financiare, respektivisht transferove të komunës së Bujanocit dhe komunave të tjera dhe zvogëlimit të buxhetit të Trupit Koordinues, i cili po ashtu vjen si pasoj e efekteve të krizës financiare botërore e cila ka goditur buxhetin Republikan te Serbisë.

Kamberi gjithashtu ka thënë se me qenë se këto efekte pritet të zvogëlohen vitin e ardhshëm, është kërkesë dhe është pritje reale apo premtim thotë prefekti i komunës, se nga nivelet më të larta shtetërore, se mjetet e transferimit të cilat komunat i marinë për punët e besuara që i krinë, pra do të rriten për 25 deri në 28 për qind.

Antarët e këshillit gjatë seancës së sotshme miratuan edhe planin dhe rregullimin e tokës ndërtimore, objekteve dhe infrastrukturës së bashku me planin financiarë për vitin 2011. Ky plan parasheh realizimin e shumë projekteve që janë paraparë edhe me planin e investimeve kapitale në komunën e Bujanocit.

Gjithashtu u miratua edhe propozim vendimi mbi përcaktimin e lartësisë të kompensimit, çmimeve të shërbimit të qirasë të cilat janë të hyra të drejtorisë për toka ndërtimore, urbanizëm, rrugë dhe çështje banesore. Cmimorja nuk ka pësuar ndryshme por është shtuar edhe një shërbim tjetër që i përket urbanizimit.

Është miratuar edhe pika e fundit e cila kishte të bënte me plotësimin e vendimit mbi përcaktimin e cmimorës së parkingjeve dhe plotësimi i sotshëm parasheh që me bileta mujore për parking, mund të pajisen edhe personat juridik, afaristët si dhe të punësuarit në administratë lokale dhe shtetërore

SHPËRNDAJE