Jonuz MUSLIU : Pjesëmarrja e lidershipit shqiptarë nga Lugina e Preshevës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në favor të stabilitetit

Lëvizja e Progresit Demokratik përkrah misionin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe kërkon që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e këtyre negociatave.

Duke kuptuar se situata aktuale politike e sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës është akoma e paqëndrueshme dhe një pengesë për paqe dhe stabilitet në rajon, angazhohemi direkt i përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të këtij rajoni në këto negociata, do të ndikonte pozitivisht në zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, të cilët jetojnë këndej e matanë kufirit shtetëror me Kosovën.

Lëvizja e Progresit Demokratik e cila participin në jetën politike dhe ekonomike të vendit e sheh të udhës, madje të domosdoshme pjesëmarrjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet shqiptaro serbe për këto arsye:

– Për demilitarizimin e plotë i Luginës së Preshevës;

– Çështja e sigurisë publike të jetë në kompetencë ekskluzive të policisë multietnike dhe strukturave të saj komanduese:

– Zhvillimi ekonomik i rajonit përmes krijimit të kushte lehtësuese të krijimit të Zonës së Lirë Tregtare;

– Sistemi arsimor në Luginë të Preshevës të harmonizohet me sistemin arsimor të Kosovës, konform standardeve evropiane për arsim;

– Nostrifikimi i diplomave të studentëve të këtij rajoni, që mbarojnë studimet në Prishtinë, Tetovë etj;

– Ngritja e sistemit të lartë arsimor: hapja e ndonjë dege të Universitetit të Kosovës në Luginë të Preshevës;

– Integrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat e pushtetit lokal dhe të gjitha institucionet shtetërore e publike të të gjitha niveleve,

– Aplikimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet e vetadministrimit lokal, institucionet shtetërore dhe ato publike të të gjitha niveleve,

– Përdorimi zyrtar i simboleve kombëtare të shqiptarëve, si dhe e drejta e shënimit publik të datave të rëndësishme nga historia kombëtare,

– Kthimi i qëndrueshëm i popullatës së zhvendosur përmes kompensimit të dëmeve në pasuritë e tyre, zhvillimit të infrastrukturës rrugore, shëndetësore dhe arsimore,

– Respektim të plotë të Ligjit për Amnistinë (Fletorja zyrtare e RFJ-së, nr. 37/2002 të datës 03.07.2002) për ish pjesëtarët e UÇPMB-së dhe ndërprerja e të gjitha proceseve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politik,

– Të bëhet ndriçimi i të gjitha rasteve të vrasjeve civile.

Kuptohet të gjitha këto duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik, territorial dhe kushtetues, si bazë për zgjidhjen politike të problemeve sipas Marrëveshjes Paqësore të Konçulit dhe shumë marrëveshje të tjera shqiptare të arritura gjatë këtij dhjetëvjeçari.

Lëvizja e Progresit Demokratik kërkon nga faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës të jetë unik rreth bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni