Ja çfarë makine kërkuan kosovarët më së shumti në Google gjatë vitit 2016 Kosovarët janë të interesuar më së shumti për BMW-në.

Nga të dhënat e siguruara përmes makinës së kërkimeve Google, kompania britanike “Quickco” ka publikuar një hartë që tregon brendet e kërkuara në gjithë botën, në vitin 2016.

Në hartën e publikuar shihet se Kosova si shumica e vendeve të Evropës ka hulumtuar më së shumti për modelet e BMW-së, ndërsa Shqipëria si tradicionalisht vazhdon të jetë e dhënë pas Mercedes-Benzit, transmeton Koha.net.

BMW dominon në Evropë, ndërsa edhe Renaulti është në rritje si brend që ka zgjuar interesimin e evropianëve.

SHPËRNDAJE