Në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Qendra e Lëvizjes
Vetëvendosje në Zvicër ju fton në organizimin e takimit me publicistin Virgjil Kule me
titullin :

« KULME SHQIPTARE DJE DHE SOT »

 

Takimi do të mbahet në dy pjesë :

  1. Pjesa e parë është promovimi i librit të autorit Virgjil Kule, me titullin « Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Kryqtari i fundit », në të cilën pjesë do të ketë edhe një bisedë me autorin mbi këtë libër.

 

  1. Pjesa e dytë është shfaqja e dokumentarit « Romancë Joniane » po ashtu nga autori
    Virgjil Kule, shfaqje e cila do të zgjat 55 minuta, prezantim i bregdetit shqiptar.

 

Në rastin e 100 vjetori të shpalljes së pavarësisë, Lëvizja Vetëvendosje promovon kulturën,
artin dhe letërsinë shqiptare dhe sidomos bukurinë e trojeve tona, në mënyrë që bashkatdhetarët tonë të njihen me Shqipërinë turistike dhe bregdetin e saj.

 

Takimi do të ndodhë në qytetin e Bern-it:

 

HotelBern Volkshaus AG

Zeughausgasse 9

3011 Bern

 

Të dielën 27 maj 2012 në ora 16h00

 Për më shumë informata kontaktoni:

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Zvicër:

Sekretariati i qendrës: Qëndresa Koxha – [email protected]

Ju dëshirojmë mirëseardhje!

 Qendra e Lëvizjës Vetëvendosje

SHPËRNDAJE