(AIK-Presheva Jone)

Princi Charles dhe e dashura e tij Camilla u shndërruan në fitues të një sondazhi të gazetës më të madhe të skandaleve në Angli, “The Sun”. 50 fotografi të personaliteteve u servirën për të zgjedhur prej tyre pozën më të bukur.

Charles dhe Camilla u fotografuan të frikësuar duke tentuar që të largoheshin me shpejtësi me makinën e tyre, gjatë zhvillimit të disa protestave studentore.

Në vendin e dytë u rendit këngëtarja Lady Gaga, e cila tronditi botën kur u paraqit me një fustan të bërë prej bërxollash dhe copa mishi gjatë paraqitjes së saj në “MTV Music Awards”, në shtator.

Për të mbyllur podiumin, pronari i të drejtave televizive të Formulës 1, Bernie Ecclestone, fotot e të cilit pas rrahjes nga një grup keqbërësish bënë xhiron e botës. 80-vjeçari u godit dhe grabit në dalje të një restoranti, së bashku me të dashurën e tij braziliane 31-vjeçare.

Midis dhjetë fotografive më të zgjedhura të personaliteteve në 2010-n, ajo e Linsay Lohan në burg, Kiefer Sutherland duke u zënë, Amy Winehouse e shtrirë në rrugë apo Micheal Dougllas në luftën e tij kundër kancerit të fytit.

SHPËRNDAJE