Egjipt, për herë të parë një gazetare me shami jep lajmet

Për herë të parë një gazetare me shami (hijab) është shfaqur në televizionin shtetëror të Egjiptit për të dhënë lajmet, duke shfuqizuar kështu një ligj të regjimit të ish-presidentit Hosni Mubarak, shkruan Shqip, duke shtuar se, dikur, nuk i lejonte gratë e mbuluara myslimane t’u afroheshin telekamerave televizive, transmeton “Presheva Jonë”.

Presidenti i ri, Mohamed Morsi që u zgjodh nga radhët e Vëllazërisë Myslimane, e shfuqizoi një ligj të tillë që konsiderohej absurd nga shumë njerëz, duke qenë se gratë myslimane me shami lejoheshin të punonin në televizion prapa kuintave, por jo të shfaqeshin përpara telekamerave, një përpjekje kjo nga ana e ish-presidentit për të sjellë modernizimin në vend.

Me një shami ngjyrë kremi që i mbulonte kokën dhe qafën, dhe me një kostum të errët, Fatma Nabil është bërë prezantuesja e parë e Egjiptit që shfaqet me kokë të mbuluar, ndërsa lexoi lajmet e drekës në televizionin shtetëror të Egjiptit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni