Edita Tahiri sot pasdite ka pritur kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliun

Nga ky takim me znj.Edita Tahiri sot pasdite në Prishtinë me përfaqësuesin nga Bujanoci, z.Jonuz Mulsiun ka njoftuar AIK “Presheva Jonë”  se nga Prishtina zyrtare  kam kërkuar që të hapet një zyrë, përfaqësi komunikimi nga  Lugina e Preshevës në Prishtinë.

 

Prishtinë 12 prill / AIK-Presheva Jonë

 

Zëvendëskryeministrja Tahiri shprehu kënaqësinë për takim dhe premtoi përkrahje dhe angazhim maksimal për realizimin e të drejtave të plota të shqiptarëve në Lugin¨nene e Preshvës  duke thënë se Kosova do të jetë gjithmonë krahë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, njofto sot Agjencia Informative Kombëatre “Presheva Jonë”

Kryetari Musliu i ka deklaruar sot agjencisë “Presheva Jonë” se “une kam informuar zëvendëskryeministren Tahiri për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë. Ai theksoi se edhe pas një dekade Marrëveshja e Konqulit është larg realizimit dhe rrjedhimisht të drejtat e shqiptarëve etnik atje mbeten të diskriminuara, si dhe perspektivat e cunguara shkaktojnë largimin e tyre nga trojet etnike. Musliu kërkoi mbështetje më të madhe nga Kosova për shqiptarët e Luginës së Preshevës në të gjitha planet, duke kërkuar po ashtu që çështja e tyre të përfshihet në dialogun teknik ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë…”

Duke folur për dialogun teknik midis Kosovës dhe Serbisë, Tahiri potencoi se ky dialog i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA-të trajton çështjet praktike me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve në të dyja vendet dhe nuk përfshinë çështjet politike. Ajo shprehu bindjen se dialogu do të kontribuojë për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe afrimin e të dyja vendeve me Bashkimin Evropian dhe bashkësinë evro-atlantike. Në veçanti ajo nënvizoi se trajtimi i barabartë i minoriteteve në gjithë rajonin është një kontribut për demokracinë, paqen dhe stabilitetin.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për forcimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes në të ardhmen. Nga ky takim me znj.Edita Tahiri sot pasdite në Prishtinë përfa¨qesuesin nga Bujanoci, z.Jonuz Mulsiu ka njoftuar AIK “Presheva Jonë”  se nga Prishtina zyrtare  po ashtu kam këdrkuar që të hapet një zyrë, përfaqësi komunikimi nga  Lugina e Preshvës në Prishtinë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni