BANJA E KLLOKOTIT me shume se ilac, ta shton jeten dhe harmonine, aty ku pacienti hyne me karroce e del me kembe te veta…

”PRESHEVA JONE ”  MYSAFIR NE BANJEN E KLLOKOTIT  Emri i kësaj banje thuhet se ka ardhur nga gurgullimat e ujit të Kllokotit gjatë lëvizjes së tijë,se si është zbuluar Banja e “Kllokotit” ekziston verzioni sipas të cilit shumë shekuj më parë pas kthimit nga një lufte rraskapitëse ushtarët bashkë me kuajt e lodhur,rraskapitur e të plagosur ishin sh

trirë të pushonin në tokat e kllokotit ku njërit nga kuajt iu ishin shëruar plagët dhe ai ishte kthyre në normalitet,që nga ajo kohë banorët e Kllokotit,por edhe të vendeve për rreth e deri në ditët tona ujin e Kllokotit e kanë shfrytëzuar për ta pirë, për të shëruar sëmundje të ndryshme si dhe janë lyer me baltë gjithashtu për shërim..,tha ndër të tjera për Agjencinë “Presheva Jonë” pronari i Banjës së “Kllokotit”. z.Kadrush Rexhepi.

 

 

Banja e Kllokotit është top

onimi që ka kaluar kufijtë e Kosovës

Kjo banjë, si qendër mjekësore rehabilituese, funksionon që nga viti 1981. Atë e vizitojnë dhe kurohen shumë vendës e të huaj. Në mjediset e kësaj qendre ka burime të pashtershme të ujit mineral me temperaturë 37C dhe baltë shëruese të njohur me emrin peloida e Kllokotit. Në kuadër të këtij institucioni punojnë ekipi i

mjekëve specialistë dhe i fizioterapeutëve me përvojë shumëvjeqare. Kosova është e pasur me resurse natyrore-tokësore e nëntokësore. Anamorava shquhet për resurse hidrografike. Aty është edhe Kllokoti, i cili ka bërë emër në gjeografinë e Evropës, në saje të kësaj pasurie. Pra, Banja e Kllokotit është toponimi që ka kaluar kufijtë e Kosovës, jo vetëm tani, por qysh në ish-Jugosllavi.

 

 

 

Mirësevini në Banjën e Kllokotit

 

 

Nga udhëkryqi i përmendur, në drejtim të Gjilanit, jo fort larg, në të djathtë është hyrja për Banjën e Kllokotit. Te nyja udhëkryqore Viti-Ferizaj-Gjilan është Kllokoti, një qendër e vogël administrative e formuar tani vonë. Por, ky vend njihet edhe më herët në saje të burimit të ujit termal dhe mineral me emrin Banja e Kllokotit. Rruga të çon së pari te parku i Banjës me lisa të gjatë pishnaje, me bar dhe lule të llojeve të ndryshme, ku pacienti dhe qytetari nevojtar menjëherë marrin “terapinë“ e parë, duke çlodhur sytë e duke pushuar trupin me bukuritë e parkut. Në mes është fontana që thyen heshtjen e pushuesve, e cila shpeshherë përzihet me ndonjë zë fëmije, që aty pranë kanë lojërat dhe argëtohen. Banja e “Kllokotit” është ndër banjat më të mira në bazë të karakteristikave të saja shëruese. Ajo gjendet në rrugën që lidh Gjilanin me Ferizajin. Nga Prishtina dhe nga Shkupi ka një distancë rreth 55 km.

 

Kllokot, korrik/Presheva Jonë

 

 

Presheva Jonë: z.Drejtor, cilët janë përbërësit e ujit të dhe të mirat që na i ofron Banja e “Kllokotit” ?

 

 

KADRUSH REXHEPI: Banja e “Kllokotit” ka një përzierje të ujit mineral me materie joorganike kimike që me veprimin e saj termik,kimik si dhe absorbimin e përbërësve kimik nëpërmjet lëkurës në tërë organizmin, ndikon në mënyrë gjeneruese dhe shëruese tek individi.  Kjo banjë e cila si qendër mjeksore dhe rehabilituese funksionon që nga viti 1981 ka temperatur të ujit 37 grade C . Peloida zakonisht aplikohet në mënyrë lokale duke larë apo mbështjellur pjesët e trupit si dhe aplikimi i gjithanshëm në formë të zhytjes së trupit të tërë. Në varësi nga sëmundja dhe indikacionet e individit peloida së pari ngrohet, e pastaj pjesët e sëmura të trupit mbështjellen me të dhe ashtu të mbështjellura qëndrojnë prej 15 gjer në 20 minuta dhe në fund peloida largohet me ujë termomineral.

 
Presheva Jonë: Atëher z.Rexhepi, mund te na flisni per kushtet e Banjës, komoditeti sigurisht nuk ju mungojne bashke me cilësit natyrore, klima, gjelbrimi…?
KADRUSH REXHEPI:  Regjioni i Banjës së Kllokotit cilësohet me klimë të butë kontinentale e cila bie në kategoritë  e klimës relaksuese, qetësuese dhe është e përshtatshme për mjekim, pushim si dhe rekreacion. Burimi i ujit te Banja e “Kllokotit” buron me kapacitet të madhë duke dhënë 70l/sec. ujë mineral dhe sasi të mëdha të gasit dioksidkarboni. Banja e Kllokotit është shumë e njohur për cilësinë e saj shëruese duke iu falenderuar burimeve të shumëta dhe të pashterrshme të ujit mineral me temperature 20-36 C si dhe baltës (pelloidës) mjaft të njohur shëruese. Në këtë qendër përveç faktorit natyral, ujit termomineral dhe peloides, aplikohen edhe metodat e tjera të shërimit dhe rehabilitimit mjekësor si:  Elektroterapia,  Sonoterapia,  Magnetoterapia,  Laseroterapia, Kineziterapia etj.  Sëmundjet të cilat mund të kurohen në Banjën e “Kllokotit” janë: Reumatizmale, Kardiovaskulare, Pastraumatike,  Neurologjike, Trakti Gastrointestinal, Trakti Hepatobirial,Trakti Hepatobiliar, Sërmundjet e Veshkave dhe Rrugëve Urinare,Sëmundjet Gjinekologjike, Sëmundjet e Lëkurës etj. Banja e “Kllokotit” disponon me një enterier mjaft modern dhe bashkëkohorë sidomos pas privatizimit nga ana jonë,tani më kemi filluar ti ndërtojmë edhe objektin e ri të dhomave për pacient ku pretendojmë ta rrisim kapacitetin tonë edhe për qindra shtretër tjere gjithashtu komod dhe që i përmbushin kushtet dhe kërkesat e pacientëve tanë.

 

 

 

Presheva Jonë: Ju si pronarë i banjës si ndiheni kur shihni sukeset e kësaj banje tek pacientët ?

 

KADRUSH REXHEPI: Duke e pasur parasysh misionin shërues të Banjës së “Kllokotit” është e kuptueshme se në një mision të till jemi edhe jo vetëm ne si pronarë por i gjithë stafi mjeksore dhe mbikqyrës i kësaj banje.  Është krenari dhe pa modesti po e them se kënaqem dhe besa edhe emocionohem kur shof se në Banjë vijnë pacientë në gjendje shumë të rënduar dhe pas një jave apo dhjet dite atyre i përmirësohet gjendja jashtëzakonishtë dhe sigurishtë se mbeten të kënaqur. Kemi pasur raste kur kanë ardhur me karrocë në banjë për herë të parë dhe nga këtu ka dalur këmbët e veta dhe i rilindur,këto metëvërtetë janë momente tepër të lumtura për cdo kend që punon në të mirë të pacientëve të cilët janë të shumtë në Banjën e “Kllokotit”.

 

 

DY FJALE RRETH BANJES SE KLLOKOTIT PER TA JUSTIFIKUAR TITULLIN E INETRVISTES SONE PSE THAM SE BANJA E KLLOKOTIT ESHTE DICKA ME SHUME SE ILAC…

 

Sëmundjet kuruese

 

Banja e Kllokotit është një qendër e njohur për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Kjo qendër mjekësore e rehabilituese funksionon prej 1981-shit, e njohur si qendra më moderne në ish-Jugosllavi. Për kah cilësitë, Banja e Kllokotit është e një niveli me banjat më të njohura në Evropë si p.sh. Karllovivari në Ceki, Vishnji në France dhe Zheleznovodsaja në Rusi.

 

 

Në këtë qendër, trajtohen dhe kurohen një seri sëmundjesh, disa prej të cilave duhet të përmendim:

1. Sëmundjet e sistemit lokomotor (reumatizmi inflamator, degjenerativ dhe jashtënyjor);

2. Sëmundjet e gjendjeve postraumatike;

3. Sëmundjet kardio-vaskulare;

4. Sëmundjet kronike të organeve të tretjes;

5. Sëmundjet e veshkave dhe kanaleve urinare;

6. Sëmundjet e lëkurës dhe

7. Sëmundjet gjinekologjike.

 

Këtu punon një ekip i plotë i mjekëve profesionistë me përvojë të gjatë, në mesin e të cilëve edhe specialistë të fiziatrisë.

 

Cilësitë shëruese të ujit dhe baltës së kësaj qendreje janë të shumta, falë burimeve natyrore të ujit termo-mineral dhe baltës.

 

Temperatura e ujit në burim është prej 16-32 gradë celsius.

 

Kushtet klimatike në këtë rajon janë te volitshme dhe qendra përdoret gjatë tërë vitit.2

Ka një kapacitet prej 240 shtretërish, të cilët momentalisht janë të zënë, por pronari i kësaj qendreje rehabilituese premton investime të tjera, si në objekt, po ashtu edhe në rrjetin e ujësjellësit dhe të infrastrukturës tjetër përcjellëse, e cila do të bëhet në bazë të standardeve evropiane, sepse kjo është banja e traditës, e cila edhe e meriton për shkak të qytetarëve që e vizitojnë gjatë gjithë vitit pa ndërprerje. Uji i Banjës së Kllokotit është i njohur edhe për servim në tryezë në çdo familje, hotel a restaurant, i cili, pos në fabrikën e prodhimit, ajo mund të blihet në çdo depo dhe shitore ushqimore në Kosovë e më gjerë.

 

 

Uji i Kllokotit është ujë mineral natyral me përbërje optimale minerale, me shije të jashtëzakonshme, që nuk i konkurron asnjë lloj uji i kësaj natyre. Përveç, që sjell freski, shtimi i dioksid karboni (CO2) është 100 % natyral.

 

Banja e Kllokotit gjendet në luginën e Moravës së Binçës në lartësi mbidetare 483 m, me rrjedhje uji prej 10 l/s, si dhe me temperaturë të ujit prej 34 gradë cesius dhe me mineralizim 3.6 g/l. Thellësia e konstatuar e ujit termonineral është në 75 m.3

Për të mos u besuar fjalëve dhe fotove tona, më së mirë është të provohet e të bindeni, edhe pse të rralla janë ato familje në Kosovë dhe jashtë saj, që nuk kanë pasur rastin të kenë dike prej anëtarëve të familjes në këtë qendër rehabilituese dhe atë jo njëherë po rregullisht. Banja është e tillë, që kur provohet njëherë të mban të lidhur përherë. Këto janë cilësitë rehabilituese të kësaj banjoje, që ta mbajnë pacientin të lidhur me terapinë që jep nga pasuria natyrore, që dora e njeriut vetëm i ka “teleisur” paksa, duke i bërë të përshtatshme dhe funksionale për njerëzit. Aty ka vaska të ndryshme, parafinë, sallë fizkulturale etj., varësisht prej preferimeve mjekësore.

Urdhëroni e binduni, jo vetëm me fjalë dhe foto, por edhe praktikisht.

Kjo është Banja e Kllokotit, ose siç po i thotë populli Banja e Vjetër, sepse është banjë e traditës.


2 Komente

  1. Luan Ajeti, July 9, 2012:

    pa koment vetem zoti q ka dit ta krijoj nji bukuri te till per popullin ton
    si qytetar e falemnderojm pronarin e banjes se kllokotit per mikpritjen q ua ben pacientve dhe infrastrukturen precjellse q e ka krijuar en menyr perfekte dhe po e krijon endee……..
    jetoni me banjen e kllokotit…………

  2. fatlum, April 12, 2013:

    Shume faleminderit z.Rexhepi,kam qene aty dhe ka pasur efekt sa kam ndenjur per 20 dite,ishe knaqsi dhe pritje goxha e bukur nga stafi juaj,ju pershendes dhe ju uroj suksese.

Komentoni