Një burrë 41-vjeçar është prangosur nga policia italiane në Locri të rajonit të Kalabrisë në jug të Italisë pasi dhunonte seksualisht të bijën, 12-vjeçare.

Pas informatave në rrugë operative, hetuesit kishin instaluar në fshehtësi një kamera në apartamentin e 41-vjeçarit, nga ku panë se si burri abuzonte seksualisht me vajzën e tij të mitur.

41-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja e tij dhe kishte fituar kujdestarinë e të tre fëmijëve, dy djemve dhe vajzës 12-vjeçare.

SHPËRNDAJE