Arrihet marrëveshja PDK-LDK- AKR, Pacolli nuk kandidon për president

Sipas burimeve të sigurta në orët e pasdites është arritur marrëveshja në mes të PDK-së- LDK-se -AKR-së. Sipas kësaj marrëveshje do të vazhdojë koalicioni PD- AKR në ndërkohë që Behgjet Pacolli nuk do të kandidojë për president të Kosovës. Pacolli këtë njoftim e bëri në një deklarim televiziv.

Sipas Pacollit kjo qeveri dhe ky koalicion nuk do të ketë “jetë të gjatë” pra jo më shumë se 9 muaj. Sipas burimeve tona sonte rreth orës 20h do të mbahet një konferencë per shtyp të liderëve Thaçi, Pacolli e Mustafa. (b.s)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni