Amerika kërkon të vërtetën rreth Dick Marty në Kosovë

“Washington Post”

Në këtë tekst theksohet se Uashingtoni ka qenë i vetëdijshëm për rrëmbimet, disa javë pasi NATO ka okupuar Kosovën në qershor 1999, dhe se sipas burimeve shqiptare, gjatë pranverës së vitit 2008, pasi ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, ka përmendur në librin e saj këto vrasje dhe ka sjellë pohime për vjedhjen e organeve, “diplomatë amerikanë kanë këshilluar Thaçin dhe liderë të tjerë të Kosovës që të mos bëjnë asgjë dhe të presin derisa të kalojë furtuna”, ka shkruar e përditshmja prestigjioze “Washigton Post”

Waushington, 9 janar / AIK-Presheva Jone

Amerikanët duhet të ndihen të tradhtuar nga përmbajtja e raportit të KE-së për krimin e organizuar në Kosovë, shtet ky që për ekzistencën e vet i ka borxh SHBA-së, shkruan dje “Washington Post”. 
Duke theksuar se raporti i prokurorit zviceran Dick Marty përmban akuza se liderët e Kosovës kanë bërë krime të tmerrshme dhe se diplomatët amerikanë e europianë, si dhe zyrtarët e OKB-së, kanë mbyllur sytë ndaj këtyre keqbërjeve për “stabilitet politik”, gazeta shkruan se liderët e Kosovës kanë ndërmarrë “një fushatë të keqe mediatike”, në mënyrë që të diskreditojnë Marty-n dhe të gjeturat e tij, ndërsa shqiptarët, të cilët kanë ndihmuar hetimet i kanë kërcënuar me “gjuetinë e shtrigave”. 
“Zëri i Uashingtonit është i nevojshëm në mënyrë që në Kosovë të ndërpritet kjo fushatë negative dhe se vëmendja e opinionit publik të drejtohet nga hetimet ndërkombëtare penale, apo nëse është e nevojshme nga akuzat”, theksohet në artikullin autorial të Chuck Sudetiç, gazetar, i cili ka raportuar nga hapësirat e Ballkanit gjatë viteve ’90 dhe ka punuar për Tribunalin e Hagës nga viti 2001 deri më 2005-n. Sudetiç ka origjinë kroate. 
Në këtë tekst theksohet se Uashingtoni ka qenë i vetëdijshëm për rrëmbimet, disa javë pasi NATO ka okupuar Kosovën në qershor 1999, dhe se sipas burimeve shqiptare, gjatë pranverës së vitit 2008, pasi ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, ka përmendur në librin e saj këto vrasje dhe ka sjellë pohime për vjedhjen e organeve, “diplomatë amerikanë kanë këshilluar Thaçin dhe liderë të tjerë të Kosovës që të mos bëjnë asgjë dhe të presin derisa të kalojë furtuna”. 
“Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë që nga ajo kohë kanë hedhur poshtë çdo përgjegjësi”, shkruan gazeta, e cila thekson se gjatë Krishtlindjeve, mediat kosovare kanë raportuar se Thaçi do të publikojë të gjithë emrat e shqiptarëve që kanë ndihmuar Marty-n. 
“Në vendin në të cilin dëshmitarët i vrasin në mënyrë që të heshtin, fjalët e Thaçit mund të nxisin sulme te pjesëtarët e bashkësive të pakicave, të kundërshtarëve politikë, te gazetarë e të huaj. Kërkoj nga SHBA-ja që publikisht të marrë qëndrim të fortë dhe të nisë aksion serioz diplomatik prapa dyerve të mbyllura”, tërheq vërejtjen autori i këtij teksti, dhe theksohet rreziku nga zhvillimi i këtillë i situatës dhe nevoja afatgjatë që të forcohet sundimi i së drejtës në Kosovë dhe në Shqipëri. 
“SHBA-ja duhet të hetojë çdo detaj nga KE-ja dhe të kërkojë mbledhje me Marty-n që të bisedojnë për burimet, të cilat për shkaqe sigurie nuk ka pasur guxim t’i publikojë. Nëse provohet se dëshmitë dhe burimet janë të besueshme, SHBA-ja duhet t’i bashkëngjitet BE-së në formimin e institucionit që do të udhëhiqte hetimin penal dhe nëse është e nevojshme, të ngrihen aktakuza”, vlerëson “Washington Post”, duke theksuar se ky institucion duhet të mbrojë dëshmitarët. 
Gazeta amerikane, sipas mediave serbe, konkludon se Uashingtoni duhet të kërkojë nga Kosova dhe Serbia që të bashkëpunojnë plotësisht dhe në të kundërtën, “Amerika dhe aleatët e saj duhet të shfrytëzojnë ndikimin e tyre, në mënyrë që të japin dorëheqje nga funksionet publike ata që janë përgjegjës për mungesë të bashkëpunimit”. 
Uashingtoni, po ashtu, duhet të përkujdeset që Serbia, Rusia dhe vendet e tjera, të mos e keqpërdorin raportin e KE-së në mënyrë që të rrënojnë legjitimitetin e Kosovës, përfundon “Washington Post”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni