Mutacioni i rrallë tek 3 motrat-ujk

Mutacioni i rrallë tek 3 motrat-ujk



Ky rast është aq i rrallë në botë sa mund të prekë 1 në 1 miliardë njerëz. Por, ky fat i keq u ka rënë tri motrave indiane, të cilat janë të mbuluara keqas me qime të dendura.

Savita, 23 vjeç, Monisha, 18, dhe Savitri Sangli, 16 vjeçe, jetojnë në një fshat të vogël pranë rajonit Pune në qendër të Indisë e kanë trashëguar çrregullimin e çuditshëm nga babai i tyre.

Çrregullimi i quajtur Hypertrichosis është tepër i rrallë. Ky mutacion i rrallë lejon qelizat të shuajnë mundësinë e rritjes së qimeve në disa zona të caktuara të trupit dhe lejojnë një rritje anormale të qimeve në pjesë të tjera, siç ka ndodhur tek motrat indiane, të cilave u rritet leshi pranë syve, në faqe, mjekër, qafë.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni