Sali Berisha: Pas Shën Mërisë, Nënë Tereza gruaja më njerëzore

Në kuadër të seancës parlamentare në nderim të figurës së Nënë Terezës në kuadër të 15 vjetorit të vdekjes së saj, Kryeministri Sali Berisha tha se në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta dhe që përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë nderohet nëna, motra, gruaja që fill pas Shën Mërisë është dhe mbetet gruaja më e njohur, më e dashur, më njerëzore, më fisnike e krishterimit dhe njerëzimit.

Tiranë, 6 shtator
“Simbol i fuqishëm i moralit njerëzor, përkushtimit njerëzor, dashurisë njerëzore. Në këtë 15 vjetor të ndarjes së saj nga jeta, të kalimit në përjetësim, çdo shqiptar përulet para saj me nderimin më të madh. Ndaj le ti themi asaj me gjithë zemër Faleminderit Nënë Tereza. Kur në botë nga një regjim barbar përcillnin lajmet më barbare dhe përçudnuese, kur rrëzoheshin kisha e fe, ajo qëndroi si dëshmitare e vlerave të këtij kombi, dhe nuk i mohoi kurrë ato”, u shpreh Berisha, citon noa.al.

Berisha kujtoi se shenjtorja u quajt rrezik kombëtar, ndërsa vetëm në vitet e fundit ajo u lejua të vizitojë vendin e saj.

Kryeministri tha se ajo është Nënë Tereza e Kalkutës, pasi në rrugë dhe rrugicat e atij vendi vërshon braktisja njerëzore, kështu që Nënë Tereza nuk mund të ishte askund tjetër në planet, pasi vetë Zoti e çoi në Kalkutë për tu përballur në vendin më të vështirë, në dhimbjen dhe sakrificën njerëzore.

  • MosFolKurNukDin

    O Sali shfteltoje pak historine e vertete te terezes, se nuk eshte realiteti ashtu si thua ti o Salo…shifi pak tregtite e saja me mafiozet me te mdhenj boterore…pastaj shifi katastrofat qe i beri ne Kalkute me ndertimin e shtepive ku jetohej mizorisht…edhe po te ishte tereza e Kalkutes do te njihej se paku ne ate vend per gjera te mira, shko ne Kalkute dhe pyeti njerzit per terezen dhe shih se cfare te thone!!!

  • agimi geneve

    Ndoshta per Kalkut po,por për shqiptar nuk ka bër asgjë,