New York, 2 maj -Disa mediume te Beogradit sot dolen me nje seri shkrimesh se gjoja “Londra mund të kërkojë që seancat mbi Kosovën të mbyllen” meqe Britania e Madhe merr përsipër presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuaranga muaji gusht te këtij viti”

Lidhur me kete agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka kontaktuar zyrtaret e OKB-së nga te cilet ka marrur nje pergjigjie te shkruter. “Nuk merremi me spekulime. Seancat e KS te OKB-së per Kosoven nuk mund ti heq as Beogradi e as ndonje vend  tjeter, por kjo i takon vendeve anetare te Keshilli i Sigurimit…” ka thëne zyrtari OKB-së për agjencine e lajmeva “Presheva Jonë”

Te pyetur per anetaresimine  Kosoves ne Kombet e Bashkauara, zyraret e OKB-së ne vazdhim jan eperjgigjur se, për anëtarësimin e Kosovës në OKB nuk vendos Beogradi as Prishtina, por Këshilli i Sigurimit!

“Për anëtersimin e Kosoves ne OKB nuk vendos Beogradi e as Prishtina, por por vendet aneatre të Keshillimi Sigurimit..” ka thëne zyrtari i OKB-së per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

“Fillimisht Kosova duhet te aplikoj per te qenë anetare e re OKB-së. Aplikacioni pastaj shkon te Këshilli i Sigurimit, ku duhet të gëzojë mbështetjen e nëntë prej 15 shteteve anëtare. Por, Kososva s’mund te pranahet ne OKB, perderisa ajo ende ska aplikuar?!..” ka thëne ne vazhdim zyrtari i OKB-së.

Në rast se Këshilli i Sigurimit rekomandon pranimin e një shteti, atëherë dy të tretat e votave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë të nevojshme që anëtarësimi ta marrë vulën finale. Kjo i bie që Kosovën duhet ta mbështesin 129 shtete nga 193 anëtarët e OKB-së.

SHPËRNDAJE