British Council, Ministria e rinisë dhe sporteve dhe Zyra e të rinjëve e Komunës së Preshevës ftojnë të rinjët prej 16 deri 35 vjet që të paraqiten për pjesmarrje në programin „Qytetarët aktiv“, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 27 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë


Programi „Qytetarët Aktiv“ realizohet në më shumë se 30 vende në tri kontinente, ndërsa në Serbi marrin pjesë 28 komuna në mesin e të cilave edhe komuna e Preshevës.

Gjatë trajnimit pjesmarrësit kanë mundësi që të zhvillojnë dhe të përmirsojnë shkathtësitë në drejtimin e projekteve, mobilizimin e bashkësisë, punën ekipore dhe shkathtësitë e komunikimit. Gjithashtu pjesmarrësit e trajnimit do të kenë mundësi që idetë e tyre ti realizojnë me ndihmën e komunës së Preshevës dhe British Council-it.

 

PROJEKTI „QYTETARËT AKTIV“

„Qytetarët aktiv“ (Active Citizens) është program i British Council-it në sferën e dialogut interkultural dhe lidhjeve shoqërore. Vizioni i programit është bota në të cilën të rinjët e njohin potencialin e tyre dhe tentojnë që të angazhohen me synim të zhvillimit të bashkësisë së tyre, si në atë lokale dhe në nivel ndërkombëtar.

British Council programin „Qytetarët Aktiv“ e realizon në më shumë se 30 vende të botës në bashkpunim më partnerët lokal dhe institucionet shtetërore. Në Serbi, British Council projektin e realizon në bashkpunim me Ministrinë e rinisë dhe sporteve.

Programi „Qytetarët Aktiv“ me anë të puntorive për të rin, me projekte shoqërore të dobishme , si dhe me programet e shkëmbimeve dhe lidhjeve ndërkombëtare mundëson zhvillimin dhe përkrah aktivizmin e liderëve të rinj nga niveli lokal. Është planifikuar që në kuadër të këtij programi të kalojnë më shumë se 1500 pjesmarrës nga 28vende të Serbisë.

Aplikacionin mund ta mbushni në adresen http://www.britishcouncil.org/sr/serbia-projects-active_citizens-how_to_apply.htm deri më 23.janar 2012

Kontakti për media:

Ilir Sadriu, [email protected], mob: 063 11 22 981

SHPËRNDAJE