St.Gallen, 26 mars – Djali i një mjeku shqiptar nga Kosova dhe një gazetareje zvicerane nga St. Galleni, 34 vjeçari Etrit Hasler, njëherazi gazetar dhe poet i njohur i poezive „Slam Poetry“, ia ka dalë të fitojë vendin e deputetit në Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit si kandidat i partisë Socialdemokrate, Juson dhe sindikatave. Për Etritin kanë votuar 5615 votues, ku gjithsesi meritë për fitoren e tij kanë edhe shqiptarët e këtij qarku, më në krye poetin dhe anëtarin e SP-së, Isuf Sherifin, të cilët kanë zhvilluar fushatë të suksesshme për zgjedhjen e tij në Parlamentin e St. Gallenit. (Koha.Net)

SHPËRNDAJE