Gjykata Federale nuk e merr në shqyrtim ankesë e Zyrës Federale për Sigurime Shoqërore BSV kundër Gjykatës Administrative Federale, lidhur me pensionet e kosovarëve, njofton indeksoline.

Kosovarëve nuk u paguhen pensionet e Zvicrës

Bernë, 7 qershor

“Në dy vendime që Gjykata Federale ka marrë më 23 maje 2012 lidhur me pagesën e kontributeve pensionale të pleqërisë dhe të trashëgimisë në Kosovë, ka kumtuar se për shkaqe formale nuk mund të marrë në shqyrtim ankesat e Zyrës Federale për Sigurime Shoqërore. Me këtë mosveprim, gjendja mbetet ajo që ishte, kontributet në të holla të sigurimit invalidor dhe personal vazhdojnë të mos dërgohen në Kosovë, për arsye se nuk ekziston më marrëveshja për sigurimet sociale në mes Kosovës dhe Zvicrës” thuhet në komunikatë.

Me këtë vendim, Gjykata Federale, si instanca më e lartë gjyqësore e Zvicrës, sërish nuk i ka shqyrtuar çështjet thelbësore kontestuese nga ana përmbajtësore, pra vazhdon të mos ketë vendim material lidhur me këtë./Indeksonline/

SHPËRNDAJE