Bazeli po fillon një provë pilot për shitjen legale të kanabisit mjekësor – kantoni i parë zviceran që e bën këtë.

Qëllimi i studimit 2.5-vjeçar do të jetë të ekzaminojë “efektet e shitjeve të rregulluara të kanabisit në sjelljen e konsumit dhe shëndetin e përdoruesve të kanabisit në krahasim me status quo-në, në të cilën kanabisi është i disponueshëm ilegalisht”, thanë zyrtarët kantonalë.

Gjashtë produkte të ndryshme kanabisi do të përfshihen, katër në formën e luleve të thara të kanabisit dhe dy produkte hashashi, secila me nivele të ndryshme të THC dhe kanabidiolit (CBD).

Produktet do të shiten në barnatore dhe do të kenë një çmim të ngjashëm me çmimin në rrugë, nga tetë deri në 12 franga për gram, përcjell tutje albinfo.ch.

SHPËRNDAJE