Një version i parë i Xhokondës, njëlloj motre e madhe, e pikturuar nga Leonardo Da Vinçi, 10 vjet më herët se versioni i njohur i pikturës, do të prezantohet nesër në Gjenevë nga Alessandro Vezzosi. Ky i fundit është një studiues i Leonardo dhe prezantimi i nesërm do të jetë fryt i një studimi 35-vjeçar të piktorit të njohur.

Piktura është gjetur pak përpara nisjes së Luftës në një shtëpi angleze nga koleksionisti Hugh Blaker. Në vitin 1962 piktura iu shit koleksionistit Henry Pulitzer, e më pas u ble nga një kompani zviceriane, shkruan shqip

Mona Lisa Foundation e Gjenevës është e bindur plotësisht, në bazë të provave historike, krahasuese dhe shkencore, se e piktura është vepër e Leonardos, e realizuar 10 vjet para realizimit të Xhokondës që njohim sot. Me sa duket Leonardo ka realizuar dy vepra: Monna Lisa e parë është me përmasa më të mëdha dhe ka ndryshime të vogla, si kolonëzat që kufizojnë pejsazhin në sfond.

SHPËRNDAJE