Dark Mode Light Mode

Zvicër, nga sot fillon dëbimi i të huajve kriminelë

crimmFITIM DIKA

Nga sot Zvicra do dëbojë të gjithë të huajt të cilët janë ngarkuar me shkelje të rënda ligjore, si vrasje, tentim vrasjesh, dhunime, grabitje dhe për procedime tjera ku janë dënuar me mbi një vjet heqje lirie, shkruajnë mediat zvicerane.

Sipas ligjit ata duhet të dëbohet nga vendi i alpeve sëpaku pesë vjet dhe më së shumti 15 vjet. Në rast se shkeljet përsëriten atëherë ata do dëbohet për 20 vjetët e ardhshme, shkruan.

Advertisement

Mund të ketë përjashtime

Për personat që kanë jetuar shumë kohë në Zvicër dhe që kanë punuar e shkolluar mund të ketë përjashtime, qoftë edhe nëse janë dënuar me mbi një vjet. “Të huaj me lidhje të ngushtë me Zvicrën,” janë quajtur sipas ligjit zviceran. Këtu më së shumti bëhet fjalë për brezin e dytë.

Iniciative për dëbimin e tyre u aprovua me referendumin e partisë populiste zvicerane SVP, 2010, ku 52.9 përqind e zvicerane votuan “për”. Rreth një e katërta e banorëve në Zvicër janë të huaj, ndërsa prej tyre 5.8 përqind janë nga Kosova. Shumica e të huajve në Zvicër janë nga Italia (15.3%)./BS

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + two =

Previous Post

Në Serbi nuk trafikohet vetëm droga, emigrantët e cigare, por edhe torte. 500 kg tortë në WC të bus-it drejt Spanjës

Next Post

Në Zvicër, mbi 2 mijë shqiptarë nëpër burgje, dënime për drogë e vjedhje

Advertisement