Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Alban Zogaj, ka shpalosur vizionin e tij për Prishtinën dhe gjithashtu ka prezantuar katër principet me të cilat do të qeveriset Prishtina në mandatin e ardhshëm.

 

Ndër të tjera ai theksoi se për një qeverisje të mirë, janë të domosdoshme këto katër principe:

1. Nevojitet buxhet i mjaftueshëm për të investuar në infrastrukturë! E buxheti i Prishtinës duhet të rritet nga mbledhja e më shumë taksave (jo rritja e tyre), nga kreditë e reja, nga partneriteti me sekrorin privat dhe nga fondet e shumta ndërkombëtare.

2. Duhet të kemi qeverisje të përgjegjshme e transparente. Vetëm kështu qytetari bëhet pjesë e vendim-marrjes dhe i beson qeverisjes.

3. Duhet planifikim afat-gjatë! Si do të duket Prishtina në vitin 2030? Si do të duket Prishtina në vitin 2050?

4. Hartimi i politikave specifike për probleme specifike! Secili problem kërkon rregullim të veçantë.

SHPËRNDAJE