Ose:  Nëse KFOR thotë se Qeveria nuk kërkoi ndihmë për zjarret ?! Si mund të kuptohet kjo përgjigjie ? Pra, dikush ketu eshte kah rrenë. ja trupat e NATO-s në Kosovë, jo autoritet e qeverisë së godinës së qelqtë  nga “shumart” deri tek ish-përkthyesja e policisë, aktualisht presidente e Kosovës Atifete Jahjaga ?!

 

 

KOMENT REDAKSIONAL

Në shumë rajone të Kosovës, pjesët malore janë përfshirë nga zjarri, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, vlerësojnë zyrtarët e agjencive përkatëse për përkujdesjen ndaj pyjeve, si dhe atyre për menaxhimin e emergjencave.

Zyrtarët e  Qendrës së Bashkuar Fushore, e cila vepron e koordinuar me Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave, thotë se aktualisht kjo qendër është ngritur në dy fshatra të komunës së Dragashit, fshatin Rapçë, i banuar me komunitetin goran, si dhe fshatin Buqë, i banuar me komunitetin shqiptar.

Dëmet materiale në pyje, të shkaktuara nga zjarri, edhe pse ende nuk janë vlerësuar në tërësi, por me pasoja dhe dëme të paparishikueshme, që dot ë mund të kapin një shumë prej  disa milionëshe eurove.

“Me siguri se dëmet janë të shumëfishta, por dëmet pyjore janë mbi 10 milionë (euro). Me siguri se edhe dëmet ambientale dhe të gjitha dëmet, i kalojnë mbi 15 milionë euro” kanë deklaruar sot zyrtarët e Qendres se bashkuar Fushore.  Derisa popullata, pronarët e pasurive akuzojnë kreun e shtetit, kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, sipas tij « një pjesë koxha të madhe të  përgjegjësisë për shpërthimin e zjarrit e mbajnë edhe rojet e pyjeve, numri i të cilëve është rreth 230 dhe të cilët janë nën kompetenca të komunave…»

 

« KFOR: Qeveria nuk kërkoi ndihmë për zjarret », kanë raportuar mediat kosovare. Më konkretisht  Forca Paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR, ka hedhur poshtë pohimet e autoritve të Prishtinës zyrtare se ka kërkuar ndihmë nga ky mision për të luftuar zjarret që kanë shpërthyer gjithandej vendit.. Sikur ne sqhip¨deri, ashut edhe në greqi, Serbi, Maqedoni dmth në vednet limitrofe të Ksovës kanë shpallur gjendje të jashtëzkanoshme duke mobilzuar tërë aparatin shtetëror në luftë kundër zjarreve, qeveria e Kosovës, ne fakt presdintja e Kosovës bën sehir, madje edhe manevron me fjalët se ka apo s ka sot krize apo katastrofë humanitare në vend ?!

 

 

 

Nëse presidentja nuk mobilizon organet kompetente për t’ u bërë ballë ketyre zjarreve si masa preventive, nesër sigurisht do të jetë vonë jo të flasësh por edhe të veprosh , pengosh katastrofen humanitre dhe rreziqet tjera nga zjarret që kanë përfshirë shumë mjedise të Kosovës…me pasoja të paparashikueshme jo vetem në shaktërrimin erponave me vlere me million eurshosh, por edhe duke kercnuar e rrezikuar jetërat e njerëzve…Situat e tilla sikur zjari apo rreziqet tjera janë në njëfarë menyre një lloj testi igatishmërisë dhe përgjejgësisë së shteti për popullin evetë, sigujrinë e vendit..Nëse nuk jemi të aftë, të gatshëm  të fitojme luftën ndaj zjarreve pa pasoja, atëherë sa mund të jemi të gatshëm si shtet për t’u mbrojtu apo ruajtuar integritetin e vendit nga agresorët eventuale… ?!

 

Përderisa serbët kerkojnë ndihmë nga rusët nga rreziku i zjarreve, populli i Kosovës duket se nuk ka kujt t’ia qaj hallin e as kujt t’i  drejtohet dhe heshtja e autoriteteteve kosovare zyrtare është e pakuptueshme…Apo ndoshta ato janë të zënë me pritje e përcjellje, me dreka e darka apo lobime për ruajtjen e karrigave kur priten tash ne shtator dridhje të medha të funksioneve në kreun e shtetit të dhe  insitucioneve tjera të  Kosovës.

SHPËRNDAJE