Sot prej orës 17 :00 në lokalet e Rilindjes Demokratike është mbajtur tubim me simpatizantët e këtij subjekti ku është zgjedhur kryesia e Rilindjes Demokratike dega në Preshevë kryetare u zgjodhë znjsh.Afeida Borici.

Preshevë,28 shkurt /AIK Presheva Jonë
Tubimin e hapi z.Besim Abduli i cili i duke i përshëndetur të pranishmit tha se kjo është  mbledhja e parë me simpatizatët dhe formimi i degës së parë të Rilindjes Demokratike e që do të vazhdohet në ditët në vazhdim edhe nëpër fshatra,ku përmendi se të enjëten do të vazhdohet në fshatin Miratocë prej orës 18 :00.
z.Kelmend Ramadani sekretarë i Rilindjes Demokratike konfirmoi një numër të caktuar të anëtarëve të kryesisë zgjehdhja e të cilëve u bë në mënyrë transparente dhe me vota të lira e të hapura,e që tha se do të ketë edhe anëtarësime të reja.
Kryetari i këtij subjekti z.Ramiz Latifi duke I përshëndetur të pranishmit tha se qëllimi ynë është që tìu ipet rasti ideve dhe energjive të reja për qka shprehu entuziazmin e tij që pjesa më e madhe e kryesisë së degës në Preshevë ishin të rinjë.

SHPËRNDAJE