auto_halil_krasniqi1481094918

Doktori i mirënjohur kosovar Halil Krasniqi, i cili udhëheq Klinikën Vaskulare në Spitalin Universitar të Heidelbergut, ka folur për mënyrat e mjekimit dhe trajtimit të Aneurizmës – sëmundje kjo që prek shumë pacientë

Ai tash e disa vjet udhëheq me Klinikën Vaskulare dhe Endovaskulare në Degën Spitalore Universitare të Heidelbergut. Doktori i njohur nga Kosova Halil Krasniqi, i cili punon në Gjermani, ekskluzivisht për “Zërin” flet për sëmundjet vaskulare si: zgjerimi i damarëve, si dhe ekzaminimin dhe mjekimin e sëmundjeve vaskulare.

“Kur flitet për Aneuryzmen nënkuptohet zgjerimi i arteries në një vend të caktuar të sistemit arterial. Kjo mund t’i përfshijë të gjitha arteriet, por zakonisht shfaqet në arterien më të madhe të gjakut, në pjesën abdominale. Në sistemin venoz është shumë e rrallë. Arteriet transportojnë gjakun nga zemra në periferi, kurse venat sjellin gjakun nga periferia dhe grumbullohet në zemër.

Zemra pastaj hedh gjakun në mushkëri, ku ky produkt i vlefshëm trupor pastrohet dhe furnizohet me oksigjen, kthehet prapë në zemër dhe nga këtu fillon prapë rrugën në tërë trupin. Këtu numërohen një seri faktorësh, si tensioni i lartë i gjakut, predispozicioni familjar, sëmundja e sheqerit, konsumimi i duhanit, pesha e madhe trupore, moslëvizja e mjaftueshme, pezmatimet e arterieve, etj”, ka thënë Krasniqi.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri.

SHPËRNDAJE