Zeqirja Myftari, kryetar i komision Zgjedhor komunal në Preshevë ka xdekalruar sot për aghjencinë informative “Presheva Jonë” se  “në zgjedhjet lokale 2012 do të garojnë më 6 maj, 11 subjekte politike dhe grupime të qytetarëve të cilët në afatin e parapri kanë arritur ti grumbullojnë nënshkrimet e nevojshëm për të fituar kushtin e pjesëmarrjes. Shih për këtë, në këto zgjedhje kanë të drejtën e pjesëmarrjes rreth 36.000 votues..”

Preshevë, 25 prill

Ka përfunduar dorëzimi i listave zgjedhore nga subjektet politik dhe grupimet e qytetarëve që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 6 majit në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë,ka deklaruar sot për Presheva jonë, Zeqirja Myftari, kryetar i komision Zgjedhor komunal në Preshevë. Myftari theksoi se në zgjedhjet lokale 2012 do të garojnë më 6 maj, 11 subjekte politike dhe grupime të qytetarëve të cilët në afatin e parapri kanë arritur ti grumbullojnë nënshkrimet e nevojshëm për të fituar kushtin e pjesëmarrjes. Shih për këtë, në këto zgjedhje kanë të drejtën e pjesëmarrjes rreth 36.000 votues. Ndërkaq,sekretari i komisionit Zgjedhor komunal i Preshevës Agim Kamberi,në një pyetje lidhur me pragun zgjedhor,d eklaroi se ,partitë politike , garuese në zgjedhje,të cilët kanë në statusin e vet dhe që janë të regjistruara,se  angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të pakicave që i përkasin në shtet,në këtë rast të drejtat e shqipatrëve në Serbi,nuk kanë prag zgjedhor i cili kap shumën e 5 përqindëshit të numrit të votuesve që marrin pjesë në zgjedhje edhe atë të fletëvotimeve të vlefshëm. Ky,i ashtuquajturi prag zgjedhor,nuk vlen për grupime t e qytetarëve të cilët nuk janë të regjistruara në ministrinë përkatëse për partitë politike edhe pse veprojnë me vite të tëra si  subjekte politike. (a.i.)

SHPËRNDAJE