Bashkëpunëtori i jashtëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, njëherit edhe opinionist i futbollit në Kosovë, Arben Zeqiri thotë se Agim Ademi është Florentino Perezi i futbollit kosovar. Në një bisedë për Gazetën Online, Reporteri.net, Zeqiri vlerëson se kryetari aktual i FFK-së nuk ka patur asnjë konkurrent të denjë për të parin e FFK-së, teksa vlerëson se Ademi ka bërë shumë punë të mira në futbollin kosovar, ku përmend implementin e teknologjisë së VAR-it, masovizmin dhe zhvillimin e futbollit, si dhe rregullimin e insfrastrukturës në futbollin kosovar.

Lidhur me vendimin e delegatëve për të rizgjedhur Agim Ademin edhe për një mandat në krye të FFK-së, Krasniqi vlerëson se ky ishte vendim i qëlluar nga klubet, teksa shton se Ademi vetëm i ka dhënë futbollit kosovar, por nuk ka marrur asgjë prej tij.

“Vendim mëse i qëlluar i klubeve, meqë Agim Ademi vetem i ka dhënë futbollit e asgjë nuk ka marrë prej tij. E kam thënë prej kohësh që Agim Ademi është Florentino Perezi i futbollit kosovar, s’ka konkurent të denjë dhe vetëm duhet ta urojmë të gjithë, madje edhe ata që i kishte kundër ditëve të fundit”, thotë Zeqiri.

Punët e mira, masovizmi në futbollin kosovar, rregullimi i infrastrukturës për Superligën e Ligën e parë në futbollin kosovar janë disa nga pikat kryesore që opinionisti i njohur I vlerëson si suksese të Ademit, teksa thotë se i pari i FFK-së ka bërë më shumë punë, për dallim sa ka pritur ai.

“Vazhdim i punëve të mira, proceseve për masovizimin e zhvillimin e futbollit, rregullimin e infrastrukturës për superligen, ligën e parë. Agim Ademi ka bërë shumë më shumë nga sa kam pritur personalisht, andaj kështu që le të vazhdojë me rregullimin e infrastrukturës, masovizimin dhe prodhimin e kuadrove profesionale në mënyrë që të ngrisim nivelin e punës cilësore nëpër grupmosha dhe secili prej klubeve të superliges përfundimisht si kusht për garim në superlige t’i themelojë akademitë e jo shkollat e futbollit, në mënyrë që të prodhojmë futbollistë cilësorë e që mos të importojmë futbollistë në moshë sikurse ka ndodhur viteve të fundit”, vlerëson Zeqiri.

Ndërkaq, bashkëpunëtori i FFK-së vlerëson se në vitet e ardhshme në futbollin kosovar investimi kryesor duhet të jetë përmirësimi i infrastrukturës si dhe futbolli të bëhet lëndë mësimore e të jetë obligative në shkollat fillore, pasi sipas tij futbolli si sport prodhon talentë si dhe cilësohet industria më rentabile e biznesit në Botë.

“Investimi kryesor mendoj që duhet të jetë, përmirësimi i infrastrukturës, masovizimi, futbolli si lëndë mësimore të jetë obligative në shkollat fillore, depërtimi i futbollit në çdo cep të vendit, sikurse veç janë aktuale këto projektet si: Futbolli në shkolla, we are all equal, festivali i futbollit, etj. Futbolli si sport që prodhon vazhdimisht talentë meqë cilësohet si industria më rentabile e biznesit në Botë”, thekson ai.

E, meritat për sjelljen dhe implementimin e teknologjisë “VAR” në futbollin kosovar, Zeqiri po ia lë Agim Ademit, teksa shton se këtë e ka sjellur vetëm Ademi, për të cilin përmend se duhet të jemi mirënjohës pasi sipas tij, 40 përqind e skuadrave të Superligës së Kosovës marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

“VAR-in në Kosovë ka arritur ta sjell vetëm Agim Ademi, andaj t’i jemi mirënjohës e falënderues, edhe pse vetem gjashtë vjet pas pranimit me UEFA e FIFA hapat janë të mëdhenjë, shumë të mëdhenjë, mandej këtë vit 40 përqind e ekipeve të superligës do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, andaj le t’i mbështesim punët e mira dhe rritën e zhvillimin e futbollit tonë me kryetarin fjalëpak e punë shumë”, përfundon ai.

Vlen të theksohet se Agim Ademi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat, ku përballë tij nuk ka patur asnjë kandidat në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur me 6 prill të këtij viti.

Ndërkaq, VAR-i, i cili është një asistencë e gjyqtarit që e ndihmon atë në ndarjen e drejtësisë në fushë kur ka raste të kontestuar, në Kosovë nuk është mirëpritur nga shumë tifozë e opinionistë , pasi kanë vlerësuar se në futbollin kosovar, sidomos në stadiume nuk ka kushte për implementimin e tij.

SHPËRNDAJE