Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulezim Blaka, ka hedhur kritikua ndaj ministres së Arsimit Arbërie Nagavci.

Ai ia ka rikujtuar se në kohën kur kreu i AAK ishte kryeministër, ka pas një bashkëpunim të shkëlqyer mes qeverisë dhe sindikatës së arsimit, Ligji i Pagave ishte miratuar në Kuvend, dhe se qeveria Haradinaj kishte miratuar kompensimin e mësimdhënësve të viteve 1990 – 1998.

Ndër të tjera Blaka tha se ministrja Nagavci, po tallet me sindikatën dhe aktivizon siç thotë ai “falangat fashiste” të internetit për të hedhë vrerë mbi mësimdhënësit.

Postimi i plotë:

“Në kohën kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj, kur kishte një bashkëpunim të shkqlqyer mes qeverisë dhe sindikatës së arsimit, kur Ligji i Pagave ishte miratuar në Kuvend, kur qeveria Haradinaj kishte miratuar kompensimin e mësimdhënësve të viteve 1990 – 1998, kjo zonja që sot është ministre e arsimit, dilte në konferenca dhe mundohej me çdo kusht të nxiste greva e duke sajuar probleme në arsim për t’ia faturuar qeverisë Haradinaj.
Tani, kur vet znj.Nagavci është ministre e partia e saj e ka pushtetin, kur mësimdhënësit janë në gjendje të rëndë ekonomike e arsimi po ashtu në gjendje të tmerrshme, e kur Ligji i Pagave nuk është askund, zonja ministre del dhe krekoset për punën e saj, tallet me sindikatën dhe aktivizon falangat fashiste të internetit për të hedhë vrerë mbi mësimdhënësit.
Manipulatore atëherë, manipulatore sot. Vetëm stili i flokëve, tash si ministre, pak më i avancuar. ”

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2886068701697723&id=100008838641754

SHPËRNDAJE