Një serre e mbjellë me kanabis sativa është zbuluar në fshatin Mertish të Lushnjes, ndërkohë që policia ka ndaluar çiftin që e kishin në pronësi si dhe kryeplakun e fshatit. Në sërë ishin kultivuar 200 rrënje kanabis të cilat për pak ditë do të priteshin për t’u tregtuar. Ardian Kokoni 40 vjeç bashkëshortja e tij Mjalinda, si dhe kryeplaku Andon Mihali janë persona që u vendosen në pranga. Ky i fundit është ndaluar për mos kallëzim krimi, ndërkohë që policia po kryen kontrolle të tjera në këtë territore. Sera ishte e ngritur ne një pozicion te atille qe nuk tërhiqte vëmendjen e kalimtareve, ndërsa shërbimet brenda saj bëheshin ne mënyrë tepër të sigurtë.
SHPËRNDAJE