Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk është takuar me presidentin amerikan Barak Obama në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OKB-së në Nju Jork.

Lajmi i agjencisë shtetërore ka komentuar dhe spekuluar se gjoja Obama është deklaruar për mbështetjen për Maqedoninë në rrugën e integrimit të saj në NATO.

Ky lajm vjen pas informacionit skandaloz në orët e hershme të mëngjesit nga mediat maqedonase se presidenti Ivanov është takuar me presidentin amerikan.

Lajmi fillimisht ishte lansuar edhe tek shumë media se bëhej fjalë për një takim dhe më pas për një pritje nga Obama për disa nga shefat e shteteve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Por, gjithçka ka rezultuar skandaloze, kur nga Shtëpia e Bardhë sot është komunikuar se presidenti Barak Obama nuk ka planifikuar takime dypalëshe me liderët botërore në kuadër të AP të OKB-së në Nju Jork.

SHPËRNDAJE