Senzacioni i ri i emisionit “I’ts my love”, Amiri i Preshevës i cili i dha energji të munguar emisionit, se fundi duhet se ka vendosur të largohet nga emisioni, pa dhënë shpjegime.

Në anën tjetër, burime tona kanë marrë vesh se Amiri tashmë është në lidhje me Inën, bukuroshen bionde të showit, e cila edhe ashtu ka treguar afërsi të shtuar me Amirin.

Këto dyshime, redaksia jonë i ka të mbështetura në një fotografi të cilën e kemi siguruar për një takim sekret mes “çiftit”, e që flet shumë pasi që shihet amiri teksa i dhuron lule Inës.

Pritet që në ditët në vazhdim “çifti” të pohoj ose të mohojë pohimet tona.

SHPËRNDAJE