Preshevë, 9 prill -«Sikur minoriteti serbë në Kosovë, që ka të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet edhe Serbisë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Pjesemarrja e tyre nuk eshte ilegale nëse ata posedojne pasaporta kosovare apo dy nënshtetësi…. » ka deklaruar diplomati austriak Wolfgang Petritsch për agjencinë e lajmeve «Presheva jonë »
Petritsch: Liderët e Preshevës nëse kanë pasaporta serbe, të lënë merketingun, të dalin në zgjedhjet serbe
Ambasadori austriak Wolfgang Petritsch, ish-ndërmjetës i BE-së për Kosovën në konferencën e Rambujesë në një intervistë dhënë agjencisë selajmeve «Presheva jonë» ne prag te zgjedhjeve ne Serbi, pret që ky proces të zhvillohet në baza demkratike dhe paqësore me standarde demokratike. „
Meqënëse dilema rreth (mos) daljes së qyetarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës, ambasadori austriak është shprehur qartë se »shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, nëse posedojnë pasaporta të kosovare, apo dynënstetësinë, atë kosovare dhe serbe..“. Burimete agjencisë sëlajmeve „Presheva Jonë“ kanë njohur se mbi 20 mijë qytetare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë sot posedojnë pasaporta kosovare, por edhe serbe.
Prandaj, edhe ambsadori austriak Petritstch nuk ka kundërshtuar pjesëmarrjen e shqiptarve te Lugines së Preshevës në zgjedhjet e Kosovës, siq nuk ka kontestuar as pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet në Serbi, nese posedojne pasaporat te shteteve fqinje.. Sipas ambasadorit Petritsch, kështu veprohet në Evropë edhe me zgjedhjet në Austri, Belgjikë apo Gjermani, ku nuk ju mohohet participimi në zgjedhje qytetarëve të këtyre vendeve edhe pse janë jashta shtetit të tyre amë.
Repricitetin mes pakicës serbe dhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës diplomati i lartë austriak z.Petritsch pohon se „një ide të tillë edhe unë përkrahi sepse e do të ishte e pa logjikshme që serbët e Kosovës të priveligjohen ndërsa ata të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të injorohen apo diskriminohen. Ky mosrrespktim i këtij reciprcioteti mes pakicave në këta dy vende fqinje jo vetëm se është në kundërshtim me normat dhe standardet ndërkombëtare, porse edhe nuk i kontribuon fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së rajonit..“